Ç’ kryqëzim – Giorgios Pavllopullos / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Giorgios Pavllopullos

 

Ç’ kryqëzim

Diku zbërthejnë, qysh në agim.
Nga varret, gojëhapur, çelin zambakë
dhe dielli, mes renajës rregëtin
identik, si Llazari me qefinin e artë.
Pastaj, ndritojnë petkat e të vdekurve
mëndafshi, stolitë dhe të limonjat lule
gjithshka e pavlerë, futur varrit pekule
dhe vogëlanet sende, të botës së përtejme.
Tani i shikoj.
Shkojnë avash, bri qiparisash
nën përkujdesje shpengimi
druhen mos prishin, formën q’u dha vdekja
tek shrtijnë duart e dobëta
ajrinë dhe pak dritë të prekin,
aromë frymimi.
Nofulla të vobekta, buzëqeshje të ngrëna.
Nuk dinë si të sillen, mallohen…
kthehen të ndërkryer aty
drejt vendit, ku vazhdojnë të zbërthejnë.
Kujtohen.

Nuk është brengë, por as me shplodhje ngjan
është veç si të zbresin me kujdes në ag
pa ju shkaktuar dhimbjen farmak
mes një çarçafi virgjëror dhe e ndjen
tek zhvendosin shkallët nga gozhda në gozhdë
derisa mbeten të katër kufijtë, e ajrisë së etertë
cullakë, larë në gjak!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s