Ehhh revolucion Femëror! / Tregim nga ( Hamdi) Erjon Muça

Ehhh revolucion Femëror!

 

Tregim nga ( Hamdi) Erjon Muça

Gota e kristalit seç ka një xixëllim të veçantë, e ndjen, e kupton, të gjitha shqisat e vërejnë ndryshimin që ka ajo nga qelqi normal. Kur punon në një bar-restorant tek blloku, arrin edhe të flasësh me gotat e kristalit.
Ja kjo gotë të cilën po e laj tani, përveç ngjyrës së kuqerremtë të verës Italiane, në fund, e ka njollossur edhe i kuqi, i theksuar, i buzëve: tek buzët.
“Kish vënë shumë të kuq buzësh mbrëmjen e shkuar e mjaft pak veshje. Kjo është, gjithnjë, shenjë dëshpërimi tek një grua.”
Ju po mendoni se çfarë lidhje mund të ketë një djalë i shëmtuar, kamrier, banakier, pjata larës i një lokali blloku, që shkon e vjen me biçikletë të vjetër nëpër rrugët e Tiranës, me Wilde! Keni të drejtë të gjykoni nga pamja e jashtme, se edhe vetë Wilde e thoshte: është sipërfaqsor ai që nuk gjykon nga pamja e jashtme!
Ja që kjo është jeta… Mjaft cinike për të pranuar formula ekzakte, matemtikore.
Pasi mbarova universitetin për letërsi, vetëm dy rrugë mundësishë mu lejuan: ose të vijoja punë në lokalin që punoja gjatë studimeve, ose të bëhesha mësues letrësie në ndonjë shkollë. Gjykoni ju….
Zgjedhjen time më duket se bëra drejtë. Këtu jam në kontakt të drejtë-përdrjetë me njerëzit dhe para tyre dukem i padukshm, kjo më ndihmon më mirë të zbuloj njerun që fshihet pas personazhit, të ksajë komedie të madhe…
Po të bëhesha mësues letërsie, ata do nguronin ë shfaqeshin të fshehur pas personazhit, jo se mësuesi letërsisë ka ndonjë prestigj të madh, po gjithësesi përballë një njeriu që ka një status, të gjithë sillen me ndrojtje, si të ishin të zhveshur. Kurse përballë meje, një kamarieri të shëmtuar,( jam i shëmtuar as më pak e as më shumë se masa e burrave që mbipopullojnë botën, por unë nuk kam makinë të shtrenjtë dhe veshje të firmuara,) i shoh groteskë nën petkun e modernizmit. Në thelb në qenjen njerëzore asgjë nuk ka ndryshuar edhe pse mendohet se kemi miliona vite që evolojmë…
Ja edhe kjo gotë të njëjtën gjë po ë thotë. Unë e di se kush piu sonte me të.
Ato hynë të dyja në lokal, të veshura pak e të lyera shumë. U ulën në një kthinë të qetë, gati pranë banakut ku sa më pak sy ti shihnin por jo larg veshëve të mi. Njërën prej tyre e njihja, virtualisht, pasi në kohën që jetojmë njerëzit i njohim më tepër virtualisht se fizikisht. Virtualisht e duam ndonjërin por fizikishit jo…
Ajo pëlqente dhe komentonte poezitë ( tani ka dalë moda e të qujturit poezi gjithçka, kërkoj ndjesë që përdora fjalën poezi, ato që unë shkruaj janë vjersha, vargje të lira dhe mjaft rrallë ndonjë poezi) e mia në internet e nga komentet kuptoja që ajo qe magjepsur pas një fanazme. Në profil nuk kam vënë foto, ngaqë jam i shëmtuar, e ajo kushedi se çfarë imazhi më kish bashkangjitur.
Me ta parë ju luta bankierit që të më lejonte të qëndroja në banak, derisa ato të qëndronin aty. Jemi miq dhe nuk më tha jo.
Ato u ulën dhe nisën të bisedonin por në fillim mu duk se po flisnin në kod, pasi gjithçka ishte e papërcatueshme, e zymtë, mjaft e përciptë për të qenë bisedë mes mikesh. Vetëm pasi gotat me verë të kuqe u prekën dy herë me buzët e kuqe, nisi të shprishej kodi mors me të cilin po flisnin.
– Kjo vera qënka më e mirë se ajo që pimë me të fejuarin tim mbrëmë në dajt.
– Pse e shpallët fejesën?
– Akoma nuk e kemi shpallur. Ti e di se si janë këto punë por tani jemi të fejuar dhe asgjë nuk e kthen më mbrapsht. Prindërit e mi e dinë dhe prindërit e tij po ashtu. Fejesën do e shpallim para viti të ri se atëherë i kthehet e motra nga Amerika. Si e mërzitur më dukesh sonte! çafrë ke?
– Nuk jam e mërzitur jam paksa e hutuar. Mu duk sikur pashë një djalë që punon me mua.
– Duhet të jetë i rëndësishëm përderisa të hutoi?
– I rëndësishëm….! Jo se është i rëndësishëm është enigmatik. Nuk ka asgjë të veçantë nga aspekti i jashtëm, por shkruan. Nganjëherë edhe e urrej, se i jep rëndësi të madhe të qenurit durrsak dhe që ka studiuar në Romë. Nganjëherë i kuptoj se çfarë shkruan kurse më të shumtat hiqem sikur i kuptoj për të mos u dukur trape.
– Edhe mua më pëlqen njëri që shkruan.
– Ou! E kush është ky?
– Nuk e njoh personalisht, madje nuk e di as se si është se nuk ka foto në fb, por ato që shkruan seç kanë diçka të egër, të drejtëpërdrejtë. E kjo situatë mes dijes dhe padijes më sygjestionon shumë. Pse po qesh?
– Po qesh se më duket sikur dëgjoj vet-veten.
– Avash se unë nuk jam akoma tek situat jote. Ti ke një burrë, shefin dhe këtë djalin nga Durrësi, që të huton. Kurse unë tani për tani kam vetëm të fejuarin dhe shpresoj, këtë poetin pa fytyrë…
– Epo ti mësove nga gabimet e tona, më të mëdhajave dhe u fejove me shefin…- Unë i dëgjova këto biseda dhe nuk doja që situata të zbehej ndaj vendosa të publikoja diçka të re të egër, mes të kuptueshmes dhe jo.
– Uau!
– çfarë ka?
– Sapo publikoi një tjetër poezi. Dëshiron ta lexosh?
– Nëse nuk përton lexoma ti!

Vena e kuqe si të ishte,
e pjellë prej gjaku.
Ftohtësinë e tejdukshme,
të gotës prej kristali,
e përndezi,
në epsh e përflaku.

Qëndronte prehur mbi tavolinë,
në kufijtë mes pashpirtshmërisë dhe dehjes.
Kur pa vënë re ndjeu,
butësinë delikate të gishtërijve,
që i shtonin turbullimin,
e ngrohtësisë së prehjes.

E ngritën lart,
ngadalë,
e mbi buzë të kuqe qëndroi.
Vështrimi në dekoltenë e hapur,
i shkoi tinëzisht,
e në hone të errëta,
aty ku askush nuk mund të shihte,
depërtoi.

Edhe vena e pa,
atë çka gotën hutoi,
e nisi ti tregojë ti flasë,
një histroi të vjetër ti pëshpërisi.
Ca nga trazimi i asaj që pa,
ca nga fjalët e historisë,
me tu mbështetur mbi tavolinë,
i përndezuri kristal krisi.

Gotat e restoranteve janë delikate,
Krisen që në imazhin e parë.
Gotat e shtëpisë durojnë më tepër,
në vetminë tënde janë mësuar të shonin,
pa asnjë lloj pengese,
atë që e krisuar,
vështroi shkarë.

As historia që vena i tregoi,
nuk e dalldis,
atë që po i tregon gjakut tënd,
e ai mendjes,
e që në zjarr po të kandis.

Me flakët e rrëfimit që kalon,
nga vena e vjetër tek vena e re,
Digjesh e lodhur.
Endesh e mishtë nëpër botë,
por dëshirat e trupit,
turpi i shpirtit ti ka ndalur.

Përflakja nga fjalët e histroisë vazhdon,
ritmike,
qetësisht,
pa u ngutur.
Tani janë thellë në qenien tënde,
edhe në qelizën më të pamendueshme,
të kuqe,
janë futur.

Marinarët janë fshehur,
thellë në hije,
të dehur me venë.
Detet e plumbta u skuqën,
me gjak të virgjër,
e sirena më nuk kanë.
Një e nga një i përdhunuan,
në orgji dehje,
dhe të shqyera,
natën i vranë.

Eh! Nata statujë e zezë e kujdesit,
e shveshi,
e hodhi tej mantelin e zi.
Me pasqyrën e rrumbullakët të hënës,
në dorë,
spërkati me yje lakuriqësinë e vet,
si një veshje langeries (lanzheri).

Me të mbaruar poezinë, mikja e vajzës që lexoi hodhi një vështrim të shpejtë rethor, a thua sikur kërkote dikë, një të inflitruar në mendimet e tyre. Madje edhe një vështrim të shpejtë dekoltesë së vet dhe gotës përgjysëm me verë…
– Si tu duk?
– Kjo është gati e njëjtë me ato që shkruan ai durrsaku që punon me mua.
– Uau! Do ma prezantosh?
– Mos u fut tek pjesa e tjetrit. – Ja ktheu mikja duke buzëqeshur.
– Pse bëhesh kaq koprace? Ti ke burrin, ke shefin kurse unë kam vetëm të fejuarin dhe atë poetin pa imazh. çtë duhet ai tjetri? Kurse unë po që kam nevojë për ndihmë. Ha ha ha!- Vera po bënte efktin e vet.
– Burri më duhet për mburojë, shefi që të më blejë makinë dhe veshje sa herë që të më duhen, kurse ai për të bërë atë që thotë poezia e mikut tënd pa fytyrë. Askush nuk do të kuptojë se edhe ne femrat kemi nevojë të kemi dikë pa pasur nevojë që ai të na shperblejë me diçka. E sot është bërë mjaft e vështirë të kesh dikë vetëm për kënaqësi pa kurrëfare nevoje tjetër – Vendosa të dal dhe ju afrua tavolinës gjoja për ti pyetur nëse ju nevoitej gjë tjetër. Ato mu përgjigjën ftohtë, gati të neveritura nga fytyra ime. Unë ju largova qetësisht dhe pa u ofenduar nga mimika që bënë kur më panë. As nuk u revoltova me të qeshurën që u dëgjua pasi unë ktheva krahët. Ato janë humane, gra……..

(Hamdi) Erjon Muça
08-12-2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s