Poezi nga Sinan Vaka
Pasqyrë detare
Era e detit sjell aromën e algave.
Një dritë qiellore shtrin krahët e reflekseve
dhe nuk është kjo hijeshia e fundit,
në këtë kthjelltësi nga pafundësia.
Para së vërtetës zhduken misteret
dhe rikujtohesh, se jeta rilind çdo mëngjes,
se ti je resto e kohëve pa fund,
që i flet pasqyrës detare dhe ajo të kthen sytë e përlotur
e jehona e thellë në shpirt
përgojon kohën dhe valëzimin që nuk lodhen.