Poetesha që ka instiktin e bletës e që ngarend si një fluturpërkah djepi ku përkunden perla ( Shënime për vëllimin poetik “Vrap i çmendur” i Mimoza Rexhvelaj-t ) / Nga: Dashamir Cacaj

Poetesha që ka instiktin e bletës e që ngarend si një fluturpërkah djepi ku përkunden perla.
 
Shënime për vëllimin poetik “Vrap i çmendur” i Mimoza Rexhvelaj-t, “Yllësinë” me më shumë dritë në qiellin e pozive të autores së njohur tashmë në rrafsh nacional mbarëshqiptar.
 
Nga: Dashamir Cacaj
 
Pak emra krijuesesh të poezisë së përtypshme më vijnë ndërmend teksa rrekem për të përcjellë me pak fjalë vëllimin poetik “Vrap i çmendur” të autores Mimoza Rexhvelaj. I përqas emrat më në zë të poetikës shqiptare përkrah Rexhvelajt, pasi korsia e shpalimit të motiveve poetike të saj, është një rrugëtim i matshëm, i lakmueshëm dhe kurdokur tronditës. E ka nisur heretfort vargëzimin se e ka kuptuar që ka lindur sall për të qënë e suksesshme.
Poetëve e pak qenjeve të ngjajshëm me ta, mos o Zot se jua shtron kush rrugën e krijimtarisë me petale trandafili. Përkundrazi. Poetët që cilësohen gurë të çmuar, më saktë të shndritshëm, me ferrakuqe e me driza
kanë të shtruar rrugëkalimin, me të cilin përshkohen si të ishin në kërthizë të një sudoku që nga zemërimi klith e nëm ditën e lindjes së vet. Mimoza Rexhvelaj mendoj se ndjehet në paqe me vetvehten përsa kohë i ka kapërcyer kufijtë e limiteve që një turrë poetësh i kanë “mollë të ndalueme”, jo për hir të syzimit të Migjenit, por me pabesi të Adamit.
 
 
 
Mimoza Rexhvelaj
 
Librat e mëparshëm poetikë të Rexhvelajt kanë hyrë natyrshëm në matricën e kritikës dhe përcjelljes së kumtit me apo patravajë, me pulsim të bëftë ose impulsiv. Natyrisht janë thënë fjalë me këmbë në tokë. Janë sajdisur vjershat më të mira të katër vëllimeve pararendës. Me pendë në dorë Rexhvelaj ju është përgjigjur zërave që e kanë sajdisur krijimtarinë e saj. Pra ka shkruar prapa e prapë. Ka djegur e harruar instikte që kanë nxjerrë nga barku i tyre poezi të kalibrit jo të lakmueshëm. Rexhvelaj ka notuar në thellësi, siç di të notojë pakkush si ajo, e ka nxjerrë prej andej pse jo krijesa me nerv e bioflorë rrëshkitëse përkah fluksi i magmës ku farkëtohet poezia e madhe.
“Vrap i çmendur” mendoj se është për t’u vendosur në njërin nga sirtarët e epërm ku e ka fronin poezia më e mirë shqipe e turrevrapit disi të habitshëm e jopak të çuditshëm të shekullit 21. Fjala e mendimi gjakoj të jenë në atë reliev krijimtarie, ku flakërimi i rezatimit infantil përvëlon pamëshirshëm, si të ish furrë në labirintet e ferrparajsës së Dante Aligerit. Ani pse nuk ngarend aq shumë në atllasin e gjeografisë së motiveve që tendos Rexhvelaj. Teksa shetit në rudinat ku poezia e madhe bën mriz a kur shullëhet në diell, ermon vetëm në buketën e lulesave motërzim me vjollcat që lindin heretfort, që kanë një kod të padëshifrueshëm, e që të gërvishtin kur i nduk duke jua marrë me pahir mëmësinë. Nuk është e thënë që ludra e poetit të pluskojë në çdo skaj e skutë të ujëdhesës së poetizmit. E rëndësishme është të krijojë dallgë gjithkah përshkohet. Dhe për këtë Mimoza Rexhvelaj pozon në profilin e një princeshe, pse jo me atë të Dianës së Mbretërisë së Bashkuar, apo me atë të helenes Safo, mikeshës së poetëve dhe të formatit Rexhvelaj.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s