Poezi nga Teuta Osmani

Poezi nga Teuta Osmani

 

KËNGËN

Më duhet një fllad ,një rreze ,një lule
të bëjë një tekst me fjalë zemre,
të ngjasoj me kompozimin e një dashurie
që si tinguj ka në rrahje zemrën.

Më duhet ,më duhet me patjetër
të këndoj në male fusha kudo ndodhur,
edhe pse lëndinave shkel në barë të njomë
unë dua të zgjohem me këngën në gojë.

Andej ku mali përcjellë jehonën
e fushat me blerim, erën e ngrohtë,
si një stinë me pentagramin mbi letër
shkruar me ndjesinë e një kënge që malloj.

Me ritmin tim që zgjon ëndrrën
me mallin që kam lënë viteve,
aty dua të them e këngën
si një zanë që i rendet stinëve.

Dua , e dua me patjetër
të këndoj në fusha e male,
se jam si në tokën e gjelbër
lule mes ngjyrave, që risjellin pranverën.

 

GËRSHETI IM

E lidha gërshet ditën me natën
I vura një ëndërr porsi fjongo,
I mora dritën Hënës e lustrova
Edhe Diellit ngjyrën në bjonde!

I bëra gërshet të shkuarat
Me ditë të tëra e me Diell,
Edhe ëndrrat e shikuara
Me natën vonë e me Hënë!

U vura kurorën me yje
Ditë-natës mbreteresh
I vura ato, tek një qoshe
Aty ku (kisha)isha dje!

Sot akoma po më zgjatet
Ripërsëritet sërish ky zell,
Gërsheti im i dyanshëm
Bëj t’i lidh, e deri në bel!

 

RROKULLISJE

E pabesueshme më duket tek rrokullis ditët
që më ikin ashtu pa kuptuar rreth vetes,
dhe me ëndrrat deri tani ishin fjetur
e që m’u ngatërruan bashkë me netët!

Rrokullisje ditë netët,, orët , minutat , sekondët
rrokullisje dhe koka për të cilat m’u bënë gjëndra,
rreth më duket bota, si një top lojrash
kudo e vete,, bashkë me mua u tronditka dhe koha!

E pabsueshme jeta ndër hapa të njëpasnjëjta
e pabesueshme stina që gjithçka çelka,
e pabesueshme dimri që gjurmët i ikën
me rrahjen erërave që sjellin përseri vitet!

 

Dua ta di!

Të kem ta di….!
Po ,unë kujt I përkas?
Në ç’ditë ,në ç’stinë
Në ç’muaj a festë?!
Të ndihem se s’jam vetëm
Por e dashuruar!

Dua ta di!
Në ç’potret jam
Me ty e shoqëruar!
Kam humbur mesazhin
Kam humbur sytë!

Dua të di, të di, të di!
Ku më keni vendosur?
Në ç’ditar të jetës?
Në ç’moshë, në ç’fytyrë?
Të t’i për ngjaj sado pak
Vetes , hijes ,shijes!

Dua të di ku jam?
Ku mbetem?
e nëse nuk kam shkuar
andej nga fryjnë erërat!

Më thoni të paktën!
Ë nëse kam humbur !
A gjetur!
Në rrugë,
në ëndrra ,
apo diku fshehur?

E nëse …
…ma bëni si gjëma!
Si tellall
e që bien pareshtur!
Në sheshe ,
në qëndra
në cepa!
Se jam ende…!?

E nëse …
më lini!
Më lini vetëm
të veremosem
Të kalbem,
të ndihem
Se jam një e vdekur!
Pa u ngjallur kurrë
me veten!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s