E PRA, KËSHTU JAM UNË / Poezi nga Fatma Jasimi

Poezi nga Fatma Jasimi

 

E PRA, KËSHTU JAM UNË

E di, jam e vogël…
dhe ju ndaj zgjodhët të mos më besoni,
Më quajtët të çmendur kur ju thashë se,
një ditë do ta ndryshoj botën,
më quajtët të çmendur kur ju thashë se,
Ende besoj te shkopi magjik i zanës së Hirushes,                                                     
U tallët kur ju thashë se besoja në fuqinë e librave,
kur ju thashë se ata e kanë një shpirt që flet…
Një shpirt që flet…si unë!

E di mirë se ngjaj,  si e ardhur nga Bota e Çudirave,
ndaj nuk m’u përshtatët kurrë ju njerëzit,
Unë po, por ju përherë jo!
Nuk më kuptuat kurrë sepse,
e vetmja gjë që ditët të shihnit tek unë,
që thjesht një fytyrë e bukur…
Kaq ditë, o të paaftë! Ju përgëzoj!
Kaq ditë…

Pati nga ata që i desha sa qielli,
U dhashë madje një copëz të pastër shpirti,
por ata zgjodhën t’ia hidhnin qenve,
vetëm e vetëm sepse ishte një shpirt fëmije…
E pra, ju lumtë! Kështu jeni ju njerëzit.

Ishit ju ata, që dikur mbanit veshur mantelin e zi
dhe isha unë ajo, e vetmja që ju fala nga bardhësia e mantelit tim,
Ju vesha diellin, ju parfumosa me çiltërsinë time…
Dhe këto i bëra pa kushte, por mjaft!
Sikur po bëhemi qesharakë!

Ju thashë se do të iki detit me dallgë,
A e dini se ku është mesi i detit?
E pra, pikërisht aty ndërtova balonën time,
e me të do të shkoj drejt qiellit…andej nga erdha.

Nuk ka rëndësi, se sa vonë i hap sytë,
E rëndësishme është t’mos humbasësh vetveten,
Sa për ata që nuk ta kuptuan praninë,
Lëri! Kurrë mos ta ndjefshin as mungesën!

…ja që unë ende besoj te shkopi magjik i zanës së Hirushes…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s