Poezi nga Juljana Mehmeti
I mbijetuar
Si një gur shekullor
goditur jetës nga stuhitë
gëlltit rrufetë
qiellit të ndezur vetëtime
zbritur hapësirës
në shkretëtira sysh
ngrirë kujtimit
të makthit pa fund,
ushtarë druri në parakalim,
mbi heshtjen që mbretëron mekur…
Hije të varura në faqe muresh
dhe ti,
mbijetuar tmerrit,
të egërsisë në kohën e njeriut,
që rikthehet për çdo natë
në ankthe të djersitura
veshur me dhimbje
ëndrrës së tretur…
Julja
Juljana Mehmeti