Poezi nga Babeta Rexhepi

Poezi nga Babeta Rexhepi
 
 
Mos e trishto vjeshtën
 
Në ditët vjeshtake, kur gjethet të ngjyhen me ar
dhe me to, të vishet gjithë njerëzia
kur në stolin e vjetër, cicërimat të ndihen
do dëgjosh muzikë, nga puthjet e mia
 
Ulu një çast në stolin e harruar
frymo thellë, sytë mbyllja gjithësisë
mbaje gjethen më të bukur ndër duar
atë që, nga lartësia po ta nis
 
E mos e trishto vjeshtën e bukur
natyra është e brishtë, e tremb e ftohta jetë
vetes jepi kohë, të ndjejë frymëmarrjen
se unë do jem me ty, në shpirtin që flet
 
 
 
Dehje dashurore
 
Dashuria, ndonjëhere është ajri që thith
tej, lëndinave që lindin pranvera
Është një mushkëri që i hapet gjithësisë,
a, një përgjumje e lehtë nga dehja
 
Është një çast, që nuk nxiton të vrapojë,
as të zhytet gjerë, në skutat e botës gri
vetëm i lipset, si të parën herë ta dashurojë
e po aq, thellë të prehet në krahët e tij.
 
 
 
Më thuaj, si mos të iki!
 
Më thuaj, si mos të iki,
kur pas shpinës time ulëret zbrazëtia
Ajo për çdo ditë, ushqehet me
Kockat e njoma të atij, që ka harrruar
Çdo të thotë të jetosh.
 
Shputat e mia s ‘njohën veç llërët
e ca kujtimeve,
që ndizen puthjeve të vjedhura e shuhen
Baltës së realiteteve, që s’ dinë me fal
 
Sot kam vendosur të iki,
po marr me vete dhe dritën.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s