Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin ” Për ju vogëlushë” të autores Lumturi Plaku.

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin ” Për ju vogëlushë” të autores Lumturi Plaku. 

Titulli : PËR JU VOGËLUSHË
(POEZI, TREGIME, PËRRALLA)
Autor : LUMTURI PLAKU

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14×20.5cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

ISBN: 978-9928- 223-85-2

 

Roland Lushi

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, prill 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Plaku, Lumturi
Pë ju vogëlushë
Poezi, tregime, përralla / Lumturi Plaku.
Tiranë : Ada, 2017
104 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-85-2
1.Letërsia shqipe 2.Letërsia për fëmijë 3.Poezia
4.Tregime dhe novela 5.Përralla
821.18 -93 -1
821.18 -93 -3

 


JU FLET AUTORJA

Fëmijët e mi!
Duke ecur me vitet e jetës, kam ikur shumë larg, por nuk harroj bukurinë e asaj moshe, që ju jetoni. Kujtimet e atyre kohëve, lodrat e fëmijëve të mi… e sidomos ato të nipit, Alionit e mbesës, Mia, që më marrin si me ëndërra, më kthejnë mbrapsh e më fusin të trufulloj në atë botë magjike. Me një “Oheee…”, shty tutje, harroj ç’jetoj e sikur të jem e voçkël, lëshoj veten në lodrat e tyre.
U bëra e vogël, duke qeshur, duke u lumturuar, duke imituar tingujt, lëvizjet e lehta e të pa kontrrolluara, llokoçitej në ujë e çdo që të tyre që në porsalindje. Oh, sa nina-nana këndova ëmbël e ngadal për ti pushuar prej të qarave, të qetësoheshin në krahët e gjumit, që i rriste nga dita në ditë. E kështu vazhduam e vazhdojmë përditë bashkë me dy bukuroshët e mi.
Në pranverën e bukur e në vapën e verës dalim në parkun e mbushur me lojra, shtuar me tapetin e barit jeshil, qëndisur me lule delesh, që duket nga larg sikur ka rënë bora e bardhë. Unë, që dëshiroj të bëj diçka prej lodrave të fëminisë time, marr për dore Onin dhe Mian e fillojmë të mbledhim luleshqerra me të cilat bëjmë kurora. Shumë mama fëmijësh na shikojnë me kuriozitet dhe na luten të mësojmë që edhe ato ti thurrin kurorat. Oni, që i ka mësuar si bëhen, krenar për këtë zanat, që nana e ka sjellë prej vendlindjes së tij, fillon t’jua mësojë. Kjo kthehet në një lojë tjetër në park. Kaloj me fëmijët orë të bukura, që më qetësojnë shpirtin. Qesh, këndoj, nganjëherë hidhem e kërcej, ja ashtu siç bëjnë ata e me vete them; “ Sa mirë!”, sepse në këtë mënyrë përjetoj çaste me efekt magji … çastet më të ëmbla, më të bukura.
Ndjehem në argëtime të pa përshkruara, bëhem edhe unë si fëmijë.
Po, e vërtetë, nuk e mohoj, bëhem fëmijë e shkrirja mes tyre, më gjallëron.
Mes kujtimeve e lodrave të fëmijëve, si fërfëllimë më vjen muza e bukur frymëzuese, që më mbush shpirtin me dashuri e mendjen me mendime.
E kështu, me forcën e shpirtit, fillova ti zbrazja gjithë frymëzimet, që prej nina-nanave e në vazhdim, me disa poezi, tregime e përralla për juve të dashur fëmijë, që do jua dhuroj me këtë libër dhe me një tjetër mbas këtij.
Fëmijë të dashur!
Jetoni këto vite sa më bukur, me gjithë suprizat, që do ju sjelli çdo ditë;
Jeta vjen si këngë… si vals… si lule mbushur me aromë … vjen si lodër, që të mbush hare … vjen si det, që qetë, qetë, të përkund si në djep … mërmërin si një zog në cicërimë … vjen si diell plotë ndriçim.
Do dëshiroja që çdo fëmijë të jetojë sa më bukur,lirshëm, çiltër, mes lodrash, këngësh, vallesh, në lumturinë, ngrohtësinë e përkujdesjen e prindërve të tyre. Fëmijët janë lulet, zbukurimi, zogjtë në cicërrimë, gjallëria e jetës për prindërit e sidomos për ne, gjyshrit. Dëfreni o vogëlushët e mi e mbushni zemrat me gëzim.
Jua them këtë, sepse unë, një pjesë të fëminisë, e shijova me zemër e shpirt; loza, këndova, kërceva, vrapova, dëfreva e jam e kënaqur, sepse më ngelën si ushqim shpirti, për gjithë jetën.
Gëzohem që munda të lozja, sepse më vonë, mu desh të përleshesha çdo ditë, Ndoshta edhe unë, ashtu si të gjithë kam gabuar, por jam e kënaqur, sepse kam ndjekur mësimet e këshillat e prindërve, të më të mëdhenjve dhe gabimet, jo vetëm që nuk i përsërita, por i bëra mësim.
Këshillat e mësimet, që me kujdes e këmbëngulje, mi jepnin të dashurit e mi, u lidhën dorë për dore e si zinxhir me hallka të forta e u bënë fortesë kundër vështirësive, sepse jeta nuk është vetëm dëfrim…
Nganjëherë, ajo vjen e inatosur, si det i egër, i tërbuar prej furtunash të pa përmbajtura… vjen si zhurmë e madhe, që të çorodit, të çorienton, të bën të vraposh e të vraposh, të rrëxohesh e prap të ngrehesh e me kurajo, nga e para, të fillosh.
Shpesh, kur me forcë kaloja ndonjë vështirësi, ulesha e mendohesha e si në ekran më dilnin para syve ca kujtime të një voglushje çamaroke, që hidhej sa andej këndej me çapkënllëqe, ribelime e që donte vetëm ëndërra, gëzime, këngë, lodra, dëfrime. Duke tundur kokën, e heshtur qeshja, sikur ajo çamaroke s’isha unë, por një persone tjetër.
E vërtetë, që dalngadalë ato çapkënllëqe i lash ndër kujtime e u bëra një persone tjetër, sepse pranë meje ishte këmbëngulja e Nënës, që më mësonte çdo gjë. Duhej të pregatiesha për jetën, për të ardhmen.
Nuk mjaftohem duke e falenderuar atë Zonjë të madhe që si një qëndistare e përsosur, me lloj lloj ngjyrash mundohej të krijonte mundësitë që jeta jonë të ishte e zbukuruar. E falenderoj atë Zonjë, që si një skluptore e rrallë skaliti e punoi pa u lodhur, për të eliminuar e riparuar çdo difekt të krijesave të sajë, të pregatiteshin e të ishin ashtu si ajo i dëshironte.
Dhe me një ribele, çamaroke si unë, ajo ja doli.
Në çdo hap të jetës të kam falenderuar Ty o Nënë, o heroina e fëmijëve të tu.
Fëmijë të dashur! Prap ju porosis, se ju dua shumë…
Dëfreni, hidhuni e kërceni si qingjat ndër lëndina, këndoni të ndëgjoheni kudo si cicërrimat e zogjve, qeshni me zemrat e lumturuara, por kurrë mos harroni porositë e këshillat e më të mëdhenjve, të familjarëve tuaj!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s