Bashkbisedim me një fatorino për Poezinë – Vladimir Majakovski / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Vladimir Majakovski
(19 Korrik 1893 – 14 Prill 1930)

 

Bashkbisedim me një fatorino për Poezinë

Nis, të shtysh fjalën vargut
dhe fjala nuk hyn.
Këmbëngul, ajo thyhet.

Poezia – është një udhëtim
në vend të panjohur, dytësor.
Poezia – është identike
a thua, radium prodhon.
Për njëzë fjalë, të vetme,
shkrin tone metali gjuhësor.

Dashuroj më pak, sa koha kalon
sa shkon koha, aq më pak guxoj
shpaga më e dhimbshme
është shpaga e trurit dhe e zemrës.

Kur dielli të lind rrëzëllitës
si i mir-ushqyer thi, i egër
në një të ardhme pa ulokë, pa lypsa vdekëtarë
unë mes skamjes do të kem vdekur
me të sërës sime, dy, apo tre vetë.
Hartoni tani, të mbasvdekjes bilanc.
E vërtetoj dhe e di, se është i vertetë:
nga gjithë të sotmit zullumqarë,
sahanlëpirës, që mes paresh pluskojnë
vetëm unë do të mbes, borxheve tretur.

Poeti
mbetet përherë debitor
përballë njerëzisë.
Paguan përherë taksën e përzgjedhjes
për dhimbën njerëzore.
Mbetet debitor
përballë të Bronduejit derdhjedritë
përballë jush o të Bagdadit re
përballë Ushtrisë së Kuqe, vishnjeve të Japonisë
që s’harrita gjer sot
t’ ju këndoj!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s