Poezi nga Rami Kamberi
PËR TA PREKUR, LIRINË…
Çdo herë
Nëna, më thoshte, mbi këtë truall, jetën, e korrnim
Me, vrer
Dukeshin dhimbjet, kur nëpër plagë, motet i arnonim
Si sytë, që na shikonin nga largësia, me shikimet, allë
Bashkë, me ardhjet e reja, përplot inate
Për ta rrudhur truallin, që na rinte, si nishan në ballë
Si ngjyrat e emrave, nëpër tehe, shpate
Me, zehere
Gatuhej edhe buka e ardhmërisë, nga stina në stinë
Sy, pranvere
I shikonim varret, që hapeshin, për ta prekur, lirinë.
MË SHUMË, SE DËSHMI…
Një gurë
Përballë stuhive, qëndron, sikur një flamurtar
Me, nurë
Shekujve u flet, unë, jam plis, i gjakut shqiptar
E vështron motin, përtej Mollës së Kuqe, plot rre
Të errëta, më shumë se katrani, i ferrit, përjetësi
Sikur sytë e Ilirisë, shikimet, që i lidhën, nëpër fe
Duke i ndryshuar, ngjyrat e dheut, mbetur pa liri
Ky, gurë
Që se godasin, dot, as vetëtimat, që i pjellin rrufetë
Me, nurë
Faqeve histori, për kohën ardhmëri, sot, shqip u flet.
ISHTE, AI…
Sikur, urithë
Ishte ai, që i hapte shtigjet, e nëntokës
Nëpër, drithë
Të luanin, vallen e tyre, minjtë e botës
Ecte e ecte, me aromën e tokës, ngado
Duke e shpuar dheun, nën kullat, lavdi
Të pjellin minjtë, mijë, që të duken, kudo
Derisa kokat, t’i linin, si hambarët pa sy
Sikur, urithë
Është, ai, i pari nga të parët, e nëntokës
Nëpër, drithë
Që u hapë shteg, minjve, të mbarë botës.
NËPËR LOT, SI SOT…
Si sot
Sytë pa shikime, lidheshin, jerm, për shpresën
Me lot
Nëpër fitoren, fituar, nga ata, që, shkelën besën
Edhe gojët, u lidhën nyje, mes jehonës, jemi në liri
Shtatët prangoseshin, në shenjë, nderimi
Hijet marshonin, drejtë bashkimit, për një Shqipëri
Deri atje, ku dremitej kotas, edhe guximi
Si sot
Valëvitej edhe flamuri, gjak, për plagët e motit
Me lot
Përkundeshin lindjet, lënë, në mëshirë, të Zotit.
NË SHARR, NË LUMË…
Shumë, shumë
Sy, i pikturonin vdekjet, mbi të rrudhurën, lëkurë
Sikur, në Lumë
Dukej gjaku, mbi shtratin e tokës, mbetur, pikturë
Në mozaikun e kujtesës, ku rreshtoheshin ndodhitë
Nëpër kokat e odave, për të mos u harruar
Sa herë, që me shikimet barbare, na vinin, hordhitë
Për t’i djegur dëshmitë, nga gjaku, shkruar
Shumë, më shumë
Hapeshin varre, për shekujt, që, do t’i vinin, robërisë
Në Sharr, në Lumë
Të shfarosej djepi, lindje, me ngjyra jete, të Arbërisë.
DREJTË, ANADOLLIT….
Ishte, mesnatë
Shtatët, i lëshuan hijet, që ecjet t’i bënin, kah lindte dielli
Rrugës së gjatë
Thoshin kokat, kur sytë, ua kërkonin,shpëtimin nga qielli
Kur erërat i shtynin, të kërkonin fatin, nën grykën e topit
Tek portat e hapura, nga e vjetra dhelpëri
Që i vajtonte, për inatet, pse nuk u dukeshin, pikat e lotit
Kur rrugën e bënin, përtej tokës, Shqipëri
Trishtonte, shikimi
Kur i shikonin vdekjet, se si përjetësoheshin, nga jeta, besë
Shpërthente, durimi
Mes tyre, që lexonin jazit, që shkruanin, shqipja, nuk vdesë!