Poezi nga Ramiz Kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

TI
(Të gjithëve)

Merr nga vetja shpirtin e këngës
E mos thuaj kurrë se ke mbērri
Në majën e kullës
Atje fluturojnë të urtit e fjalës
Deshtakët grrithin shkronjat
Si tingujt e lodhur mbi kitarë !

21.4.2017

 

JETA

Është si lulja e bukur
Që e thejnë të gjitha erërat
E (s’) e mundin kurrë
Secili merr nga ajo
Një lugë me mjaltinë
A një leng helm
Në hapësirën e ndotur
Nga dora jonë !

21.4.2017

 

FJALË

Ti dashnore e heshtur e natës
Që më mbërthen në mesnatë
M’i ruaj sytë e zogjve të mi
Larg
Ku nata fle mbi shkronja gri
Mëngjeset vijnë me dallgë
E diell s’ka
As për trumcakë prilli
Më bart si pikat e shiut
Ta prek ylberin
Mbi pikturën pa ngjyrë
Fjalë…

21.4.2017

 

TI DALLËDYSHE

Jugu është i ftohtë për Ty
Dielli then rrezet në pasqyrë
Në fole kanë mbirë lule me gjemba
Krahlehta e fjalës mall për këngë
Te ajo shtëpizë e vjetër vjen
Me fluturim pranvere
Ti dallëndyshe
I sheh malet me borë
Njerëzit që bredhin udhëve
Me njëmijë ëndrra mbi supe
Në qiellin tënd të bukur
Janë ngatërruar degët
E mbi shpirtin e thyer të kohës
Ulërin nata e frikshme !

21.4.2017

 

LODHUR

Ec kjo kohë
Me kokën në strajcë
E bartin nëpër konferenca
Si një fëmijë bonjak
Që endet udhëve të harrimit
Lodhur
Janë sytë e turmës
Nëpër udhët e shpresës
Ta ndjejnë buzëqeshjen në buzë
Pranverën me lule në dorë
Zogjtë të zbresin fluturimthi
Mbi tokën e ëndrrave
Lodhur
Fjalët nëpër rreshta
Për një dashuri në vargje
Koha ime qepur në plagë !

20.4.2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s