Poezi nga Remzi Limani

Poezi nga Remzi Limani

 

MALLKIM

O vendi im,
Nxirre gjuhën e mallkimit
Mallko gjithë ata,
që ta nxorën flokun e thinjur
Mallko, djajtë e bijtë e tyre
Nxirri vranësirat mbi kulmet e maskarenjve
Bjeri daulleve të gjakut t’im
Shtrydhe kubenë e qiellit
mbi Ilirikum
Le të pastrohen udhët nga
jargavecët e marrë
O vendi im,
Nxirre kokën nga nënsqetulla e të marrëve
Zhgjohu në qerpikun e syrit të verbuar
Shpëto nga lakuriqët e natës
Mallko pushtat e pështirë
Shtroje sofren e përbashkët, të emrit shqip
Nxirre buzëqeshjen mbi qemerët e vetullave

®emzi Limani

 

SHKALLËT

Shkallët e qytetit janë
të shumta
Numrin e tyre të saktë
e dinë vetëm të moshuarit
Ata i numërojnë shkallët
më një nxerrje fryme
Me ahe e me ohe, ngjiten
parmakëve, shlyer boje

Të rinjtë e puthur, kapërcejnë katet,
pa u takuar me shkallët

®emzi Limani

 

NDOSHTA?

Mbase e ke humbur vullnetin,
për krevat dopio
Unë qëmoti flej vetëm,
i mbuluar me një pallto dimri

®emzi Limani

 

PSE?

Në kuptimin e drejtpërdrejtë,
kam marrë frymë me gjokset tua
Ti i mashtrove udhët, u bëre bisht
Gjatë i gdhende,
ato buzë të dyllta
Nuk e di pse?
Kurmit të natës ia mbylle sytë,
ia veshe futën
Pse?

®emzi Limani

 

DIÇKA FLASIN…

Eja m’i lexo buzët
Diçka flasin si përçartë
Nuk e kuptoj agoninë e tyre
Nëse të kërkojnë ty
Apo, më bëhet mua?

®emzi Limani

 

PARAJSA

Nuk kam përgjigje
Nuk e di
Nëse ekziston parajsa,
përtej universit?
Parajsa e vetme mbi këtë dhé,
është ajo pranë teje
Këtë e di,
sepse, nuk gjindem në parajsë

®emzi Limani

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s