Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Ndjenjë

Si vesë e lehtë mbi buzën time
Bien kaq ëmbël puthjet e tua
Qerpikët çelin si nënpetla
Nga fjala magjike, Të dua !

Vesë e pafund hyn nën lëkurë
Dhe gjelbëron në çdo qelizë
Në fund të fundit quhet natyrë
Kur ndjenjën mbjell si një filizë .

a@z 22 -04-2017

 

Sytë e gurtë

Sytë e gurtë ma trembën mallin,
Plotina ime në diell, edhe në shi,
Përcillma heshtjen,e puthma ballin ,
Pranisë sime të mos jesh tepëri.

Mblidhmi stinët në tufë malli ,
E shtromi, udhëve të lagura vijë,
Pushtoi ditët që fort të desha ,
E meso ! Dy herë, s’ka çmenduri !

a@z 

 

Ajo

Ajo nuk ishte ulur në jastëkun human,
Ajo më tha se do ta mbante si kujtimin më të shtrenjtë
E pyeta , “pse nuk ulesh në jastëk”? duke i falur një kartmonedhë…
Më pa në sy me një buzëqeshje .
Mori frymë thellë nga “gjysmëlumturia” që për herë të parë e shihja në sytë e saj…
Do ta mbaj për bukuri në krye të divanit që edhe atë ma kanë dhuruar.
E mori me të dy duart jastekun dhe e largoi sa gjatësia e krahëve të saj .
E shihte si ta kishte fëmijë të porsalindur, e perkëdheli me sy..
Jasteku ishte ngjyrë bezhë dhe kordelja rozë , vetem zë nuk kishte të qante e ti kërkonte të pinte sisë .
Jam e sigurt që gjinjtë e saj do të buronin qumësht dashurie dhe ajo do të vazhdonte të falte jetë dhe dashuri të përjetshme përsëri……megjithëse-megjithëse….!!!
Ndoshta ky jastek do ta mbështeste e do ta çlodhte pleqërinë e saj aty në cep të bankave të miliona milionereve.
“Do të më nxjerrin në televizor Ata”?
Po, I thashë .
-Ohhhh, sa turp nga fëmijët moj bijë!
-Jo moj nënë , turp t’ju vijë fëmijëve të tu nga qumështi që i rriti …
Koka e saj ra si t’ia kishte këputur shpata e braktisjes.
Nuk ia pashë me sytë…e vendosi jastëkun aty në qoshen e bankës BKT dhe i vendosi dorën sipër si për t’u mbështetur tek ajo kordele .
“Ju bekoftë zoti moj bije ”
Dëgjova këtë bekim nga një Nënë që ka lindur fëmijë dhe që mbështetet tek kordelja e jastëkut.që i dhuruan sot njerëz të thjeshtë dhe human.
Dëgjova kalimtarët e rastit që dikush i kishte falur një ditë ndryshe lypsares me shami të zezë dhe zemër të bardhë, dëgjova nga ata me shume se gazeta ,ata flisnin vetem fjalë të vërteta…
Nxitova hapat dhe harrova per ku isha nisur , mendova për ata fëmijet e saj , sa “turp,” do t’ju vije kur të shohin Nënën e tyre në televizion .
-Mendoja ; a ,e përdorin këta fëmijë shprehjen “Ohh Nëna ime” ?!
-Mendova ….mama mirëmëngjes!
Im bir po më qëndronte përpara duke më ndaluar së menduari e së ecuri..
E përqafova si cdo ditë, sikur kishim kohë pa u parë, por ai nuk e kuptoi pse unë këtë herë e përqafova më fort se cdo herë tjetër ….
U larguam të dy si dy dashuri të një shpirti dhe folëm për gjera të bukura që kërkojnë vetëm pak dashuri për ta lumturuar diten.Jetën.

a@z, 18-04-2016

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s