Mbi gërmadhat e Trojës / Tregim nga ( Hamdi) Erjon Muça

Mbi gërmadhat e Trojës

 


Tregim nga ( Hamdi) Erjon Muça

Tiranë! Trdhidhjetëepesë gradë në hije! Oresti arriti shpejt tek bari ku duhet të takonte mikun vet.
Mik!
Më mirë të thuash të njohurin e vet, pasi për miqësi nuk mund të bëhet fjalë; moshatarisht kanë një diferencë prej rreth dyzet vjetësh dhe për t’u takuar, kjo mund të jetë hera e dytë.
Megjithëse u ngatërrua pak ngaqë i nohuri i tha: ulu tek bari në cep të pallatit pranë ekzpozitës Shqipëria sot, nuk u mërzit. E nga t’a dinte Oresti, një i emigruar në Itali prej vitesh, nga Durrësi, ardhur në Tiranë për të takuar një mik, që ekzpozita shqipëria sot iste shembur. Kur u ul tek bari, pasi parkoi makinën në parkingun e pashtruar që kish zënë vëndin e ish ekspozitës, i hodhi një vështrim rethimit me llamarina që perimetronte të gjithë zonën e s’ëhtëmëekspozitës…
Një mori pyetjesh i mësynë mendien.
Do ndërtohet një kullë e re vrojtimi në këtë katrahurëTrojë, apo do mbete gërmadhë, si përmendore e ishTrojës që shkoi?
Mendimet ia ndërpreu pamia e një vajze mbi biçikletë që udhëtonte shpërqëndrueshëm dhe krenare, me shpejtësi, në rrugën përballë barit ku po qëndronte në pritje.
Bionde, me syze dielli dhe vëshgrimin përballë, u drejtua paksa për të regulluar kufiet që kishte në vesh, duke i hequr të dyja duart nga timoni. E atij nuk e di sepse i ngjasoi me një kalorëse amazonë, që kalëronte në rugët e Trojës; iu duket sikur këtu po jetësohet “Herzia e Madhe”, po rindërtohet Troja por pa u djegur…
Bionde, krenare, e plotë me buzë të ndezura ethshëm nga buzëkuqi; Limon me leuçemi. Dukej si ëngjëll pa sekse nga ata për të cilët: Reklamat për kontarceptivë nuk kanë rëndësi. Madje edhe harbimet mendore rreth sajë skanë asnjë vlerë; Sperma të harxhuara kot janë spiranca argjendi në trupin saj…
Ishte në një ankth abstrakt, në pritje të të njohurit të vet; Malin e Djatit e mbante në shpinë si gungë, e mendimet ia pushtonin herë vizioni i plazhit të currilave, amazona postmoderne, dhe sheshndërtimi, kthyer në parking, derisa të vendoset se çdo të behet.
Po mendonte akoma për vajzën, kur fqinjët e tavolinës tjetër ngritën zërin në një debat mjaft të ndezur; politik. Oresti nuk e ktheu kokën nga ata, por me bisht të syrit i vështroi të gjithë; të pestë. Nuk e kuptoi as vetë përse atë komitivë e lidhi me fabulën e bretkosave që donin të zgjidhnin një mbret…
Prezent-Troja, mbi gërmadhat e kalesëTrojës së padjegur duke pritur Trojardhshmen, që ndoshta do të vijë, nën tingujt e debateve të bretkosave që kërkojnë një mbret, me kujtimin e ftohtë të kalesës së amazonës, në mendie, vështroi se si doli nga hija e pallatit shumëkatësht që hijonte mbi hijet e pemëve buzë Lanës, të njohurin e vet. U duk sikur sapo doli nga portat e Hadit dhe pas vetes tërhiqte alteregon e vet. Kokën nuk e kthente, nga frika se mos në atë çast, alterego e vet do zhdukej përgjithnjë.
I njohuri i u afrua dhe pasi u përshëndetën u ul në tavolinë; Oresti akoma nuk ishte në realtiet plotëshit, gjithçka i rotullohej në mendie, dhe mendia i rrotullohej rreth kalesës së afërt që e ngacmoi. Gradulaisht, pa pësuar anjë shok termik, prej ndryshimeve të menjëhershme të mendimeve, bisedave, u lidh me realitetin dhe bisedat e mikut të vet.
Ai e nisi larg bisedën, e nga siutata në situatë kaloi tek ajo për të cilën, fytyra sikur i qe errësuar. Nisi të ankohej për kohën: Ky sistem është anti human dhe ja ku po ta them se jo shumë vonë do të ketë luftë. Nisi të ankojeh për braktisjen e madhe që atë e rethonte. Për pensionin qesharak që merrte; kishte më tepër mllef se sa argumenta në atë ç’ka ai thoshte. Ankohej dhe mallkonte; gjithçka në këtë botë ishte e mbrapshte e pas jo shumë doli aty ku nuk duhet të dilte. Dëgjo i tha Orestit, Në vendin tonë kudo valojnë flamujt e një melankolie të trishtueshme…
dhe askush s’mund të thotë se këtu rron një popull që ndërton diçka të re. Oresti e shoqëroi në këtë thuajse recitim të çartur dhe në fund i tha: Ke të drejtë, ne kurrë nuk kemi ndërtuar diçka të re. Vetëm në periudhën e diktaturës tha ai dhe Orestit i doli vetvetiu si një thirrie e mbytur: Mos, vetëm këtë nuk duhet ta thoje. Pse i tha ai, këtu vetëm pesë përqind e popullsisë nuk e do atë periudhë. E pra, i tha Oresti, unë bëj pjesë në atë pesëpërqindësh. Miku i tij ngurosi për pak çaste, ndoshta nuk e priste përgjigjen e zjarrtë të Orestit. E më pas rinisi sërisht ngadalë, nga përsëlargu fjalimin e tij, duke e përmbyllur me pyetjen: Si ka mundësi që nuk e do atë periudhë?! Orseti nuk iu përgjigj menjëherë, heshti vetëm pak dhe duke vështruar gotën e ujit të ftohtë që dukej sikur vuante në atë vapë shteruese, i influencuar edhe ai e nisi nga larg.
– U nisa mjaft herët për të ardhur këtu. Mu desh të shkelia mbi gërmadhat e ishTrojës, u përballa me një Amazon që udhëtonte në drejtim të Durrësit, më hutuan debatet e bretkosave që kërkonin një mbret, për të dëgjuar lëngimet e gjinkallës në prag të dimrit!
– Si si?!- E pyeti ai si i hutuar.
– E nise me ankime ndaj epokës dhe se nuk ka humanizëm! Me ankime se nuk të kanë vlerësuar sa duhet. Por po harron miku im se ti nuk ke punuar, por ke kënduar gjatë të gjithë jetës, bukur ndoshta, por nuk e bërë asgjë tjetër. ç’duhet të thonë ata miliona bujq, sepse në periudhën e diktaturës, të asaj perudhe që ti mendon se ne kemi ndërtuar diçka të re, kemi pasur shtatëdhjetë përqind të popullsisë në fshat, në mejrim e injorancë, ata që punuan duke mbajtur sërën tuja. Ata qindra e mijra minatorës që gërryen nën tokën duke punuar edhe për këngën tënde. Ti ke kënduar, por njeriu jeton edhe pa këngë kurse pa ngrënë, pa u veshur, nuk jeton dot. E ti nuk bëre asgjë të tillë, por ama pretendon!Tani askush nuk e do më këngën tënde dhe kjo ty të bën të vuash. Lutesh që një luftë të shpërthejë, sepse ti ndihesh i vetmuar. Kërkon që të tjerët të të ndihmojnë por harron që ti askënd nuk ke ndihmuar. Sot nuk ka humanizëm sepse njerëzit mendojnë vetëm për vete. Nuk është e drejtë, duhet të mendojnë për ty megjithëse ti nuk ke menduar kurrë për askënd. Pa më thuaj, çfarë bëre ti për t’i përmirësuar jetesën banorëve, të këtij vendi, nëmos shtetit, të një qyteti, fshati, apo lagjie? Asgjë nuk ke bërë. E sërish ke paftyrësinë të ankohesh dhe të mallkosh të tjerët. Madie me paturpësi vjen dhe më thua se në periudhën e diktaturës ndërtuat diçka të re. Ndoshta ndërtove ti piedistalin nga ku këndove, por sa për të tjerat, të kam dhjerë mu në të renë që ndërtove. Ti ndërtove një burg të madh dhe çnjetrëzor ku këndonit vetëm një pakicë si ty dhe të tjerët ishin skllevër në të jetuar dhe të dënuar për të dëgjuar vetëm këngët tuaja. është ajo përralla e vjetër të atij që pa tek drita e diellit dy palë shkallë, në njërën disa ngjiteshin dhe në tjetrën zbrisnin. E di që është pak banale për shijen tënde të sofistikuar, por unë jam njeri i thjeshtë, mbështetem tek ajo. Kur u ngjite nuk u ndive për mungesën e humanizmit, por bështyve mbi ata që zbritën, i shkele me këmbë , ndërsa tani që po zbret vetë ankohesh, ulërin, mallkon, akuzon botën, epokën, për mungesë humanizmi. Ata që ju burgosët dje, nuk mallkuan, por e duruan dënimin me stoizëm, madje edhe sot, talljet, që ju bijtë e gjykatësve të djeshëm, po i bëni, sërish i durojnë. Ne njerëzit e tjerë, të burgosur jashtë burgut, të asaj të resë që ju ndërtuat, nuk ankohemi, madje jam i lumtur në këtë sistem; akush nuk më pengon me tela me gjemba, më burgos mua dhe familjen time, nëse dua të iki në një vend tjetër për të jetuar. Më pas me tregove një statistikë. Më the se në vitin 1997 u vranë më tepër njerëz se sa vrau Enver Hoxha dhe komunizmi në dyzetepesë vjet barbari. Përdore një statistikë por pa e ditur që unë e di mjaft mirë se statistikat janë bikinit; ajo që tregojnë është subjektive, ndërsa ajo që fshehin është më e rëndësishme. E pra me anë të statisitikës ti fsheh krimin e shtetit, duke ballafaqur krimin shtetëror, me një harbim institkitv, të shtyrë nga situata të errëta në të cilën kasta e jua ka më gisht nga çmund të pandehim, në një periudhë kur shteti ra, ose e rëzuat. Edhe 1997, po ju, këlyshët e bushtër së ngordhur e prodhuat.
Këtu ai u fye dhe kërkoi ta ndërpriste Orestin, por Oresti qe kthyer në një vullkan dhe nuk mund të ndalej. Paftyrësia është vesi që ai urren më tepër.
Tavolinën e rezervova unë, nëse nuk të pëlqen mund të ngrihesh, por nuk të lejoj replikë, pasi kur ti më lëndove me paftyrësinë tënde nuk të ndërpreva!
Ai u ngrit dhe iku! Orestit nuk i erdhi aspak keq! Nuk mund të sillej si liberal kunderjt atyre që me paftyrësi, po mundohen të rimishërojnë mitin e barbarisë…

13-11-2016

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s