Poezi nga Albina Idrizi

Poezi nga Albina Idrizi

 

PRANVERA E KA EMRIN GRUA

E ndjen gjakun si lëvrin
Damarëve të tokës
Kur shpupurish ëndrrat
Kujtimeve rrënjë.
Për flladin që puth gjethet.
Për shiun që lan petalet.
Për rrezet që ngjyrosin shikimin.
Dhe gjithçka ngjanë
E ngrohtë,
E ëmbël,
Për të qenë e dashur.
Mos u çudit, o Diell
Nëse prapë e sheh të qeshë
Sikur të mos kishte qarë kurrë.
Të flasë,
Të këndojë,
Të dashurojë,
Sikur të mos kishte vdekur kurrë.

 

***

Kurrë nuk kam mundur
t’i përshtatem
një diteje të zymtë
prej hiri të derdhur
dëshirash të pamundura
Edhe trishtimi më i thellë në mua
ka një diell të vetin
drejt të cilit
kthen kurorën
lulja e shpirtit tim.

 

***

Ka diçka brenda nesh
Si uji kur zjarre përpijmë
Diçka prej legure
Kur urash përbrenda lidhemi
Dhe për to mbahemi
Në çdo vërshimë
Diçka si dielli
Kur dritën e ndjejmë
Edhe po të na lidhin synë
Diçka..diçka që gjithmonë
Na bën të ngrihemi
Kur përsëri bijmë!

 

TË NGJAJ GJITHNJË E MË SHUMË

E shoh përditë
Si të ngjaj gjithnjë e më shumë
Nëna ime,
Anise më në fund, unë
Munda të kem
Një dhomë më vete.

Tashmë nuk kam
Vetëm ngjyrën e syve tu
Por, edhe shikimin
e kthyer nga vetja.

Të mprehtë, depërtues
Shtresave të mishta
Të anktheve dhe dëshirave
Ku gjallojnë drithërimat
E dhimbjeve.

Njësoj si tek ty,
E qeshura ka nisur
Të më zvarget
Cepave të buzëve përposhtë,
Si një lule e rënduar
Nga pesha e aromës së vet.

Ulemi çdo ditë
Përballë njëra tjetrës
Në ritualin tonë të përditshëm,
Dhe pyetemi pa zë
Ç’pamje do ketë vdekja.

Ti duke lidhur gërshetat e flokëve
Më të gjatë se vitet e jetës
(që kurrë nuk ti preku askush
përveç tim eti),
I mbledh nën shaminë
E pikturuar me një diell
(për të cilën kurrë nuk të pyeti askush
përveç vetes),
Si ëndrra të zaptuara
Në pritje të një fundi të bardhë.

Unë, lidh tërkuzë rreth fytit
vargjet e fjalëve
Në pritje të një lexuesi
Që do të më lërë
Të vetëvritem dalë nga dalë,
Apo përfundimisht
Të më ngjallë.

One thought on “Poezi nga Albina Idrizi

  1. Ka dicka te vecante, per jeten dhe ne jete.Ka nje veshtrim plot rreze dhe ne boshesi. Ka limfe qe shushurit nen lekure te pemes, qe paralajmeron shperthime sythesh…me hapur akoma: Ka Poezi ky cikel!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s