Poezi nga Luan Maloku
E FTOHTË VETMIA
(Vargje Haiku)
I
Natën vonë e gjumi më iku
Ti dashuri më përqafo fort
S’e për ty më ka kapluar malli
II
Engjëlli im i bardhë sikur bora
Shtrihu në gjoksin tim si nënkresë
Dhe dëgjoje pulsin e zemrës sime
III
Pa ty shkret, gjithçka më dhemb
I etur jam për një përqafim e një puthje
Dhe për një shikim sy më sy
IV
Sigurisht do të vish një ditë e dashur
T’i trazojmë shpirtrat e heshtur
Se shumë kam nevojë për Ty
V
Imja bukuroshe shtrirë në krevat
Pret një puthje si në ëndërr
Medet… sa e ftohtë është vetmia
Sa kam dëshirë
Të të vizitoj edhe njëherë
Të mbaj në gji e të puthë
Fytyrën tënde engjëllore
S’ka ditë që s`të kujtoj
Atë shpirt që ke sa një det
Sa kam dëshirë
Në rrugë të harruara diku
Në Stokholm për skaj detit
Të ndezi një qiri për ty
Për kohët e kaluara në lumturi
Me ty përqafuar si dikur
Të deshta pa kufi
Sa kam dëshirë
Të shikoj sy më sy
E le t`na ndizen ëndrrat flakë
Duke vallëzuar si valët e detit blu
E pastaj marrëzisht të duhemi
Pa limit dhe pa asnjë fjalë
Sa kam dëshirë
Me ty mikeshë e vjetër
Të bëhemi miq përsëri
Para teje ndjenjat gjunjëzohen
Kur jam afër diellit tënd
Të dashurisë së vërtetë
Sa shpejt na u thinjën flokët
Ah ne të dy atëhere motiii.
IMAZH
(Qerim Arifit)
Në imazhin buzagaz
Duart tua të praruara
Me ngjyra të kuqe
Shkruan vargje të arta
Lapidar rrokaqielli
Në mëngjeset dielluar
Tek Kalaja Preshevës
Muret e rrëzuara
I ringrite dashurisht
Sa bukur i rendite vargjet
Me shkronja shpirti
Me metaforën e gjallë
Figurat i stolise
Me fjalën tënde
Të madhe sa bjeshka
Mit u bënë shkronjat tua
Në shuplakë të ardhmërisë