Poezi nga Dhimitër Nica
PËRULJE…
Në jetë jam mësuar
t’ i përulem vetëm qiellit e malit,
por asnjëherë të ligut,
asnjëherë djallit!
©Dhimnica
Ringjallje…
Ai u ringjall…
Ne sot dëgjojmë këngë e valle…
Sa përzhitje u bën,
për të arritur deri këtu?
Sa grizje kockash fringëlluan,
sa kocka me gozhdë,
mes përmes u shpuan…
Atë e kryqëzuan…
Diku atje lart,
mprehet im atë…
Edhe atë, e kryqëzuan…
Jo si birin e Zotit,
por si shërbetor të tij!
Pikërisht pse i shërbente Zotit,
e kryqëzuan dy herë,
duke na bër edhe ne fëmijëve,
kandidat për në hell…!
© Dhimnica,Selanik 16 prill 2017.
TË GJITHA LULET KANË EMRIN TËND
Sonte edhe hëna ndriçon kuturu
e lulet hedhin valle nga magjia bjonde,
deti të ka vjedhur ngjyrën e syve blu
e dielli flokët e artë me onde.
Sonte çdo gjë e bukur të ngjan veç ty
dhe unë çdo lule thërras me emrin tënd,
i përkëdhel dhe i puth në buzë e në sy
e morni-kokrrizohem vend e pa vend…
Nuk kisha me parë këto ndjesi,
më parë s’kuptoja çdo të thoshte poet,
që kur hyre në botën time ti
unë puth vetëm lule e ngopem në jetë.
Marë nga libri me të njejtin titull,botuar në Tiranë,Muzgu 2015.