Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

Kjo është detyra!

Të lëshohesh nën hijen e vegjetimit
I dobët,pa shpirt përballë shkëmbit përvëlues
E të dridhesh kur dëgjon thashethemet e ferrave
E të nos jesh në gjendje t’ua thyesh turinjtë,
Mbetur i vetëm kështu përballë shëmtisë
Braktisur nga ata që kapën lartësi të gënjeshtërta
Prej nga buron o Zot ç’errësirë!…

I trishtuar
Që mëllenjat e zogjtë e tjerë këngëtarë
Nuk mund t’i ruash nga largimi,
Që pylli të mos braktiset nga kënga,
E që gjarpërinjjtë e krimbat
Të mos bëhen mbretër të mësimit e blerimit,
Vëllezër të dijes edhe motra!
Kjo është tani detyra,
Që të bëjmë zap rrëximin!

Motra ime dhe ti vëlla që shkon anës së rrugës
Kur idiotët ecin mespërmes bulevardeve krekosur
Gjoksin ngritur e mbusbur ata me dekorata
Dhënë nga çdekoratorët më të pafytyrë të shekujve,
Ndyrësive lerosur!
Mos u mërzisni,se tani kjo është detyrë mbi gjithë detyrat!
Ringritja madhështore pas shgënjimit
Errësirën duke groposur!!

 

KUSHTRIM!

Në se në malet tona hesht çiftelia e lahuta
E në punishtet s’ndihet kanga e qeleshepunuesit!
Aherë vëllezër e motra ,mu më merr tuta
Se Atdheu im,
Po rrëzohet,ndër kambë të pushtuesit!….

 

TOKA E DIELLIT!

O Tokë e Diellit
Toka e Ballkanit erëmirë !
Ti
Më e bukura e dheut
Mbushur me fusha
male
dete
shkembenjë
përrenj e lumenj ku bredh liria!
Dhe me njerëz kaq të mirë moj Nëna jonë!
Dhe ty lufterat nuk t’u ndanë kurrë
Kur ne bijat e bijt e tu kaq shumë e deshëm dhe e duam lirinë!

Ne të duam fortë Mëmëdheu ynë i përbashkët!
Të duam fortë !!
Por të liqtë dashurinë na e ndanë me pjesë
Dhe ne u magjepsëm pjesëve tona
Dhe haruam që Ti! – Je! – Një!
Ti je Atdheu,shtëpia jonë e përbashkët !

O Tokë e Diellit !
Ti – o – parajsa e mrekullisë së qiejve !
Që frymëzove shpirtërat e bijave e bijëve
Dhe krijove ëndrrimtarë shekujve
Trima luftëtarë,herronj e filozofë të paparë
Dhe Perëndinë gëzove me bukuritë e tua
Ne të dum fortë Nënë!
Të duam fortë!.

O Tokë e Diellit !
Ti më fantastikja
Që më rrëmben në gjirin tënd si një fëmijë çapkën
E rrotull më sjell !
Më tund e më përkëdhel fushave e maleve të t’ua
Luleve e livadheve më ushqen!
E unë kudo që të puth ndjej të njejtën aromë
Aromën e mëmës sime
Atdheut tim!
O mrekullia e përrallave të shekujve
mbushur me ëndrrat më të bukura
shtrëngatave e rrufeve
Që ulërimat e bubullimave..
Në ritme daulleje i ktheve dasmave e valleve të t’ua
Dhe shpirtit tënd në shkulm ujvarash i shndrove
Që rridhnin katarakte blerimi e lirie
Duke e mbushur më këngë gjoksin tënd të madh
Strehëzën tonë të përbashkët….

Dhe prehërin tënd kurrë zbrazur se le Ti pas luftërave – Jo !
E mbushe me fëmijët si yje
Që rendin e bërtasin vreshtave e ullinjve
E mbushe me vajza e djem që të ulen në gjunjë
E bé për ty zenë – O Nënë !
E pra,
Më shumë se ti kush e deshi lirinë !?
Dhe luftërat përsëri s’t’u ndanë
Se të mençur nuk ishim ne – o Nënë
Që të kuptonim se atdheu i sejcilit prej nesh
ishte nje lule në buqetën fantastike
Të Kopshtit tënd
Që vetë Perëndia e krijoi
T’a gëzonim nën Diellin tënd
Dhe paqen tënde
Dhe bukurinë
Dhe mirësinë tënde – O Tokë e Diellit !
Pasi ne për hunde na hoqën luftënxitësit magjistarë,
E për hunde na heqin
Që ne të grindemi
E ata sehir të bëjnë luftrave tona me njëritjtrin
Shpirtin tënd duke helmuar – o Nënë!
Njëri tjetrin ne duke vrarë!
Ç’tmerr për ty!
Ç’tmerr për ne – Nënë!

O toka e Ballkanit të zjarrtë !
Toka e Ballkanit erëmirë !
O Tokë e Diellit të Përjetshëm që zili të ka dheu mbarë
Ne të duam fortë!
Të duam fortë!!
Por nuk jemi të mençur o Nënë të kuptojmë lotët e tu
Dhe plagët,
Dhe dhimbjet që të kemi dhënë
Sepse nuk e kuptuam
Dhe ende nuk e kuptojmë se Perëndia na vuri këtu së toku
Për të jetuar si motra e vëllezër!

Dhe ti na ke falur kaq herë Nënë!
Oh sa shumë herë
Kur ne i hapnim varre njëritjetrit!
Dhe ti sot më fortë na do
E na je lëshuar krahëve plot besim si shekujve ke bërë
Por ne s’ta kuptuam lumturinë që doje të na dhuroje
Se së bashku e nga dheu yt ne u ngjizëm
Që të jemi të lumtur,
E kur ta kuptojmë këtë të gjithë ne që jetojmë mbi prehërin tënd
Do të bëhemi më të mirët vëllezër mbi dhé
Me më të madhen pasuri,
Ushqyer prej dashurisë tënde
Për dashurinë dhe rrespektin për njeritjetrin,
Që në shpirt – ti na e mëkon – o Tokë e Diellit!

Dhe atëherë Nënë,luftërat pas do mbeten.
Kockat e stërgjyshërve ndër vare do qetësohen
Dhe vëllazëria ballkanase do çudisë rruzullin
Dhe do të gëzojë Perëndinë
E magjistricat që luftërat nxisin
Që mes nesh ne të grindemi,
Tutje – zvarrë do të shkojnë me sytë ziliqarë
Me bishtin ndër shalë….
Dhe ne bukën e miqësisë atëmot mes nesh do të ndajmë
Siç zakon na e lanë të gjithëve stërgjyshërit – jo më kotë
Por që gëzimet e hidhërimet bashkë t’i ndajmë
Në këtë Botë!

Heeeheeej motra e vëllezër !
Jo më kot njeritjetrin zgjodhën për të qenë fqinj
Stërgjyshërit tanë !
Sepse ne të gjithë kemi një zemër të madhe e të zjarrtë
Që – nuk na ndan – por na bashkon !
Dhe të bashkuar,
Ne do të bëhemi më të mirët vëllezër mbi faqe të dheut !
Me më të madhen dashuri
Ushqyer prej dashurisë tënde që rrjedh këngë!
Qe rjedh mjaltë!
Që këndon për lirinë me vargje Perëndie – o Mëmë !
O Tokë e Diellit!
O Toka e Ballkanit erëmirë!
Ndaj ne të duam fortë!
Dhe më fortë do të të duam – kur bashkë do të bëhemi ,
O moj e mira Mëmë!

One thought on “Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Leave a Reply to Stela Cancel reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s