Daullet prej lëkure njerëzish / Poezi nga Entela Kasi

Poezi nga Entela Kasi

 

Daullet prej lëkure njerëzish

Duar meduze gdhendën në ajër
Perla të hirta breshëri
Në litarë kulprash që varen si shiu ngjyrë dheu
Prej balte ku piqen zogj krahëbradhë
Në furra kokash të nxehta
Dhe sytë e qelqtë të kaprollit
Fikur në thëngjijtë e pishës
Mjeshtër të mishit të njomë shqyen brinjë
e zhveshën lëkurë ëndrrash
në terr lexojnë gropat e zeza
e rreken ti mbushin me
Gjamë burrash
Në pus myshk i thatë
Përulësia e tkurrur e rrudhur
Si lëkurë e verdhë limoni prej indi të shtrydhur
Ikanakësh
Gjurmë që u gdhendën me andje,
dehur në lavdi të rrejshme
Në kopshtet tuaja një varrezë zogjsh
E tokë djerr
Buka e mykur në sofrën ku kërcet tingull i baltës dhe drurit
Brejtësit ikën fushave të gjelbra
Sepse dikur diku
Daullet prej lëkure njerëzish
Gjëmojnë kujtesën
Në kullat e larta
Prej guri të ftohtë
Bosh,
Sot bijtë
Shëtisin rrënojash qytetesh ,
Mumja i ka ikur teatrit, e sall në rrugë
Zbraz kupa helmi
Fjalë të hedhura ne erë
N’pik të përgjumjes
Somnambul endet turma
e gropë e syve zgavër
Përpin mëngjeset.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s