Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Ëndrra

E bukur ishte ëndrra ime
mes të vdekurve !
sa luajta e qesha me ta …
Me mall më përqafuan
i putha të gjithë të ikurit
nga jeta , nga …
Sa frikë pata kur u zgjova
Nga të gjallet sa….!!

a@z

 

***

Sa ndihem brenda këtij vargu ,
çudi ..!
I paske thënë Dritëro, të gjitha
Ti …

a@z.

 

Varka 

Varka ime zgjidhur spirancën
Endet valëve të fatit
Pret velën ta lëviz e të nis lundrimin
Drejt vijës së pulëbardhave, tej …
Pëllumbi i bardhë nisi të gugasë
Unë heshtjen time mbaj mbytur
Erëra të brendshme më nxjerrin
Në bregun e huaj …
Udhëtimi Im niset pa mua, larg
Unë jam këtu ,në breg pres trupin tim
Të lagur nga dallgë e dëshpërimit
Larg gurit Tim të rëndë
Kujtimi Im mbeti në breg
E di që atë e përgjojnë
Gurët e rrokullisur që erdhën
Nga ashpërsitë e larta dhe thyen pemët
Shekullore që mbanin rrënjët e bregut
Një ditë këta gurë me thepa e dhëmbë
Të dalë si ujkonja ,në bregdet kanë për t’u ndalur e shkërrmoqur nga balta që mbartin në palcë.
Aty do shohin varkën e vetmuar që endet detit
E mbytet nga dallgë lotësh të shkaktuar prej këtyre ujkonjave .
Klithma ime mbytet thellësirave
E ngrihet në avuj sërish drejt qiejve .

a@z 25 -04-2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s