Hajdutët e mjaltit / Nga: Petrit Sulaj

Hajdutët e mjaltit

 

Nga: Petrit Sulaj

Në fakt nuk është se bëmë kushedi çfarë, thjesht thyem drynin, hoqëm shulin dhe drejt e te hojet e mjaltit. Për dreq ishte natë, errësira na ndihmonte sa të duash në gjëra të tjera, por nuk na lejonte që të shihnim se nga shkonim e ç’ po bënim. Madje as edhe njeri tjetrin e shihnim dhe komunikonim vetëm duke pëshpëritur, nuk mund të flisnim më zë të lartë, as që bëhej fjalë, se na dëgjonte i zoti i mjaltit.
Deri sa gjetëm kazanin me hojet, kaloi ca kohë e mirë në ankth. Por si hasëm në to, o zot sa u kënaqëm, secili me nga një copë hoji të madh në dorë, që shkrihej vetë në gojë. Nuk kam ngrënë ndonjëherë mjaltë më të mirë, më të ëmbël e më me aromë se ai në jetën time.
Dikur më i kujdesëshmi nga ne, Niku dha urdhër: ” Ikim, vëllezër, mua po më dhëmb barku…!” Kishte të drejtë dhe neve të tjerëve po na dhimbtë barku, po hajde e ndaju nga mjalti, por më në fund si morëm dhe nga një cop hoji në dorë, u larguam. I fundit isha unë. Kështu u vumë për rrugë, njëshkollonë dhe ndërsa fshinim duart për rrobash, çfarë rrobe na zinte dora, dikush na zuri rrugën.
– Ku ishit? bërtiti.
– Asgjëkundi, ku ishim?!
– Gënjeshtarë, keni qënë te mjalti im. Ndjej aromën e mjaltit tim unë dhe tani, më hyri nga dritarja aroma e mjaltit…po si hytë atje?
Ne hiç. Nuk e hapëm gojën.
– Mi jepni duart.
Ne ja dhamë duart.
– Ja dhe një provë tjetër. Në rregull, tashmë ua rregulloj unë qejfin.
Dhe filluan kamzhikët, njëri pas tjetrit filloi të na kamzhikojë të treve, pronari i bletëve dhe dy bijtë.Ne nuk hapnim gojën, mjaltin po e blinim shtrenjt, shumë më shtrenjtë se sa kishim menduar. Vallja e kamzhikëve vazhdoi gjatë, kur lodhej i ati, kamzhikun e mernin të bijtë, fëmijë e tij kamzhikonin keq fare, jo si i ati, i cili atë gjë e bënte në gju e poshtë.
Pastaj kur u lodhën e doli hëna na vunë në rrjesht dhe na çuan te hajati i mjaltit. I hodhën kamzhikët te këmbët tona sikur të na ftonin që punën e tyre ta vazhdonim ne, në pjesën e mbetur të natës mbi njëri tjetrin.
Nuk na thanë as natën e mirë, vetëm si mbyllën derën me shul nga jashtë, padroni i mjaltit na bërtiti:
– Gjumë të ëmbël, nesër vjen dhe ju zgjon secilin, babai juaj.
Unë për vehte isha turbull, i dërmuar dhe dhimbjet kishin bërë aq shumë vend,sa nuk ndjeja dhimbje, por vetëm etje. Nevoja për të pirë ujë po ma merrte shpirtin, po ku ta merrnim të bekuarin ujë, ne? Ndërkohë sepse preka pa dashje shokun tim dhe vura re që rrobat i ishin bërë për të shtrydhur, nga djersa po e po, por ku e di unë me çfarë tjetër bashkë.
Futa turirin andej dhe fillova të lag pak buzët. Besoni se u ndjeva ca mirë dhe ndërsa po kaloja për mendje teksa hanim në hoje mjalti e deri sa përfundoi dhe kamzhiku i fundit… më zuri gjumi.
Të tjerët i kishtë zënë para meje.
Kemi fjetur aq mirë atë natë sa po të mos kem frikë vallen e kamzhikëve, do të shkoja dhe sot atje e të haja mjaltë direkt nga hojet.

petrit sulaj
Qiell gërvishtës pa themele

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s