MISTIKA E DALLËNDYSHEVE / Cikël poetik nga Hamdi Meça

MISTIKA E DALLËNDYSHEVE
 
 
Cikël poetik nga Hamdi Meça
 
 
MISTIKA E DALLËNDYSHEVE
 
Rrokje të shenjta sanskrite,
në zërat e zogjve shtegtarë,
tek dallëndyshet veçanërisht.
Thua, ky shpend bardh e zi,
baltën për çerdhen e vet
nga ku, jeriu i parë,
u formua
e merr .
 
 
 
POETI FILOZOF
 
Stacion në gjithësi,
stacion kozmik ,
lëviz duke qëndruar,
qëndroj duke lëvizur,
i pa kohë,
domethënë,
pa globin
gur
në qafë.
 
 
 
PASTRHIRMA E FRYMËS
 
Ç’semantikë fsheh ti,
moj pasthirmë e frymës,
a lindjen e botës,
a vdekjen e saj,
a të dyja në përballje,
kush njëra tjetrës
vendin t’ia zërë?
Etna, Vezuvi,
vullkanet e Islandës
e të tjera çarje të kores së dheut,
ç’përmban një pasthirmë e enjtur,
vjellin.
 
 
 
MODELJA E FAMSHME
 
Dha shpirt në tubin e hollë të frymës,
Kutinë e Pandorës njerëzit mbi supe,
çelësi- krimb,
gati
për ta hapur.
 
 
 
GJALMA E KËPUCËS
 
Fjalën ma dhe,
nëpër vrimat e këpucës e kaloj.
Fjongon lidh,
këpuca me fjongo- lepur,
dy zgjatimet- veshë .
 
 
HARQE
 
Hark, para pasqyrës,
trup i vajzës së re,
hark, para dheut,
trup i plakut të moshuar.
Ajo, globin në lak,
atë, globi në lak.
 
 
 
PARAPËRGATITJE STINORE
 
E erës
makina qepëse,
qielli- rrotulla e perit te druga.
Në cohën e ditës tegela,
qepje të veshjeve të paveshura,
ç’qepje e qenit bushtër
nga mashkulli i vet.
 
 
 
VENDIM I LIGJEVE TË PASHKRUARA
 
Në shekullin XXI,
para erës së re,
vrau,
në shekullin XXI
të erës së re,
e vranë.
 
 
 
AKUARIUMI TREMB
 
Njëri sy,
ai që shkel- akuarium,
peshqit mbyt ai sy dinak, tjetrin duke tradhtuar,
vdekja rreth e rrotull
në xhamin e vezës.
 
 
 
FILM BARDHË E ZI
 
Gjumi- i zi,
zgjimi- i bardhë,
kuadrate ditësh,
kuadrate netësh,
film dokumentar,
njeriu- kamer.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s