Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

JO, KURRË…

Besa-besë, jo, kurrë
Thoshin plisat, mbi tehun e shpatës, për liri
Mbi dhe, s’ka burrë
Që na e lidh për koke, bojën jetë, me tradhti

I hapnin sytë, më shumë se qielli, tej atdheut
Deri atje, ku dredhitë, qepnin koka, për dredhi
Me ngjyrat, e bardhësisë të plisave, nga dheu
Që kishte mbetur, sikur damka e jetës, në iliri

Jo, kurrë, besa-besë
Jehonte kënga e burrërisë, kullave, plot krenari
Derisa, nuri, të vdesë
Mbi truallin e varreve, që u lindën, për Shqipëri.

 

RRUGËS, KAH LIRIA…

Nëpër terr
I mësuam, shkronjat, si ta lexojmë jetën, mbi dhe
Nëpër ferr
Ecëm shqiptarçe, përmes fushëbetejave, për atdhe

Qindra herë, e lidhëm besën, si ta vrasim, tradhtinë
Brenda kullave tona, që na e pikëlonte, plisin
Duke na e kafshuar, jetën, bashkë me tokën e lirinë
Që nënat tona, e ruanin, mes gjinjve, për fisin

Nëpër ferr
Marshonim, drejtë perandorive, që e sundonin, botën
Nëpër terr
I fitonim betejat, mes luftërave, e se gjenim, dot, kokën.

 

KU KISHTE, MBETUR…

Ishte tepër, i etur
Për ujin e Sharrit, heshtur, e pinte dhe djersën e ballit
Ku kishte mbetur
Si lule e çelur, nëpër gjerin, për të shuar etjen e mallit

E shtrydhte kujtesën, bashkë me fjalët, Sharr, ku je
Kafshonte gjuhën, me sa kishte fuqi, si i frikësuar
Duke i kryqëzuar duart, sikur e prekte, bukën atdhe
Nëpër harresën e ikjes, ku ishte, lumturi e shkruar

Tepër i etur, ishte
I terej shtati, nga malli i motit, që e lartësoi si shtatore
Vetëm, jetë, kishte
Nëpër ëndrrën fëmijërore, që i qepi jetë, boje arbërore.

 

ME GURËT, E KUJTIMEVE…

Për t’u takuar
Me gurët e kujtimeve, ecte, rrugëve të ikura, përtej motit
Për të shkruar
Historinë e lindjes, të nishanit, që mbet si kur emrat e lotit

Kryqëzuar, gjithandej, mes radhëve të dhimbjes, ne shkuam
Ku takoheshin, ngushëllimet, paçi fat, mos na harroni
Sytë, drejtuar drejtë shpresës lumturi, dhe pak, se shpëtuam
Të mbetemi të gjallë, për thirrjet, kur ju, të na kërkoni

Për të shkruar
Historinë e lindjes, që mbet, si emrat e lotit, me bojë, dëshmi
S’la pa shënuar
Misteret e vdekjeve, tek vendi i pritjes, nëpër tokën, perandori.

 

TË, ISHIN…

E, kishin
Urinë e syve, më të madhe, se uria e barkut, ata
Që, ishin
Të uritur me shekuj, sikur, uri për yje, që ka nata

Nuk i kishte ngopur, trualli, me kilometrat, dot
Erdhën, drejt truallit iliri, po me atë, uri
Kafshonin truallin, deri te shkuli, të preknin, lot
Përmes gjakut, ku dukej dashuria, si liri

E, kishin
Vdekjen, në majat e shpatave, e me bojën, barot
Të, ishin
Uri e përjetësisë, perandorë, mbi të madhin, Zot!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s