Poezi nga Adrian Zalla

Poezi nga Adrian Zalla
 
 
Jam i biri Rreshpjes…
 
I të marrit të Itakës,
që Itakë s’gjet kurrë…, që frika e la pa të diela..
Me të mërkura të dimta, e t’mallkuta..
I biri Rreshpjes jam..
Dhimbjen e tij ende e ndiej,
që ulëret në qiej të thyer, të gjakosur nga rrahjet e fikjet e cigares në sy..
Biri tij..
Dëshmitar për marrëzimallkimet e pabesa…,
të Poseidonëve helmprurës..
Tradhtitë e miqve e flijimet e dashurive..
Dëshmitar për endjen në kohra të largta, të mbytura…,
per mosgjetjen e ishujve, idhujve, ngjyrave..
Biri i atij…,
që nuk e gjet kurrë Itakën…,
Itakën..
 
©AdrianZalla
 
 
 
***
 
Bushtrat bëhen gjithmonë…,
gjithmonë bashkë..
për pavlerësi…
Ça fatkeqsie..
Ah sikur…! Ah!
Sikur ta harxhonin
Gjithë atë vrer oqeanik…,
për diçka që ia vlen…,
për diçka që i bën minutat të peshojnë…
Bota do ish një tjeter..
Po…! Do ish tjetër…
 
©AdrianZalla
 
 
 
Ajo e ka gabim…
 
Ajo…
ajo kurva që fëmijën nxjerr
rrugëve për lëmoshë…
Ajo që zemërgërvishtur
le pafajsinë, të përulur…
Me lot në..
Ajo kurva faj ka…
E zonja botës, jo e pjellës vetë..
Dashnorja e qindrave
Gruaja e askujt…
Nëna e askushit…
 
©AdrianZalla
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s