Poezi nga Mirela Papuçiu

Poezi nga Mirela Papuçiu
 
 
Këpucët e mia
 
A i do këpucët e mia?
Këpucët e mia të ngrohta dhe elegante, i do?
Sigurisht, ndonjëherë t’i vrasin majat e gishtave të mëdhenj.
Po, më thuaj, kush mbathi këpucë e nuk vuajti
të paktën një herë nga këmbët,
këto fëmijë forcuar në tokën e rrëshkitshme të jetës.
E dëgjoj të qarën!
 
Merri këpucët e mia dhe ruaji
si kujtim i asaj që nuk mund të isha.
Shputat do t’i lë të përkëdhelen nga gishtat jeshilë të tokës. Aty përkasin.
Kërmijtë do t’i zbusin kallot
ndërsa përkëdheljet e ajrit mëngjesor të syve të hapur
do t’ua qetësojnë lodhjen.
Do të ngazëllehen kaviljet dikur shtrënguar si në darë
Shpina e tyre nuk do të dhembë prej peshës së kallëpit prej lëkure.
 
Në sqepin e zogut të fundit shtegëtar
po të dërgoj këpucët, i dashur.
Unë po nisem këmbëzbathur…
 
 
 
Lugu
 
Të kënaqemi, tha lëndina,
me këtë që kemi.
Çfarë është ajo që kemi,
pyeti kali sy e veshë.
Nga gjinjtë e saj
Lëndina nxori një lug
Kali shuante etjen
Dhe uji shtohej.
 
Uji yt rrjedh,
Tha kali në ekstazë,
E unë dehem
Si lëkura nga dielli pranveror.
Ndërsa unë, tha lëndina,
Çel sa herë ti përkulesh
të pish.
 
 
Brigje
 
Qafën e zhveshur të shpresave
e rreh era e fortë e brigjeve të ndara
Kitarat e shurdhëta tingëllojnë
si trupa të mardhur lypësish
Pulëbardhat nuk gjuajnë më peshq
në ujërat e stuhishme ku frika mbyt veten.
Si dëshira të dënuara çukisin ajrin buzë lumit
e ushqehen me thërrime këngësh.
 
Ura u shemb kur u këputën telat e kitarës
e ofshet u shfrynë si re të mbarsura
mbi supet e ngjethura të lumit
 
Si shi e përqafoj bregun tjetër, prej kohësh…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s