Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi   PËRTEJ KODRAVE, TË FATIT… Pas lutjes, këmbadoras Ecjet, rrugëtojnë, përtej kodrave të fatit, sot Disa jerm e disa qorras Të pinë, lumturinë e jetës, nëpër sytë, pa lot Të pikturuar, tek koka e Zeusit, në … Continue reading

Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi   UDHËS SË DASHURISË udhës së buzëve të rreshkura lëshohem prajshëm duke marrë vijëzimin e shkimit tënd (s)do të ndalem në (as)një pikë se heshtja urtake nis e rrebelohet nëpër pikturën tënde vizatohem dhe figurshëm flas … Continue reading

Cantico de Luna: Moon Chant (Spanish) Hardcover – Apr 5 2016 / by Alicia Minjarez Ramirez (Author)

Cantico de Luna: Moon Chant (Spanish) Hardcover – Apr 5 2016   by Alicia Minjarez Ramirez (Author)   https://www.amazon.ca/Cantico-Luna-Alicia-Minjarez-Ramirez/dp/1463388438   AMAZON   En este poemario, la escritora Alicia Minjarez Ramirez, nos entrega la simbiosis de la luna en abrazos con … Continue reading

Poezi nga Vaso Papaj

Poezi nga Vaso Papaj   Me krahë dallgësh Më lindi deti me krahë dallgësh E qiellit u lëshova. E ndonëse qielli zjente flakësh, Durova se durova. Një ditë ashtu me dhimbje plagësh Në gjirin tënd u shtrova. E ti ç’nuk … Continue reading

Poezi nga Vasil Tabaku

Poezi nga Vasil Tabaku     DRITHËRIMË   Ndër duar një e qarë fëmije, një tufë dënesash ngrihen nëpër hapësirë si një tufë zogjsh ku dikush ka qëlluar më armë…   Mbi duart e mia copëra belbëzimesh dhe drithërima nuk … Continue reading

Poems by Surbhi Anand

Poems by Surbhi Anand
 
 
***
 
That slept,
And break me from my inside,
Was too stubborn
Attracted magnet as fine,
But, that was not know me,
I having fist
Toiled and turned his face in my
Pace
Me sufferd
But learned,
Nd changed
Now have my name !
 
©®surbhi anand.
 
 
***
 
O double sheet
Take your life
On your meal
Always sigh… why?
While you know,
Measurement high !
 
©®surbhi anand.
 
 
 
***
 
Hey bloke,
Don’t polish your name on me,
Don’t stick your title with me,
What means vermilion?
Ya.. Show up
society knows me
That, I’m your hash tag wife
No, it’s not so…
I cut my branch
I’m not society follower,
Pls keep myself with my reign
My key is to be always I have!
 
©®surbhi anand.

Poezi nga Seti Vladi

Poezi nga Seti Vladi     RESHJET E FATIT   Shtazë vrasëse fjala…, ylberin e ëndrrave rrëzoi, urat lidhëse shembi. Mos telefono, kujdes! Atë natë…, tetori pikturoi rrathë të zinj në sytë e mi. Mos telefono! Lermë në terrin e … Continue reading

GJATË 20 VJETËVE, BOTIM I DASHUR PËR FTERRIOTËT… ( Festë e bukur, për Gazetën “Fterra Jonë”) / Nga: Prof. MURAT GECAJ; publicist e studiues

GJATË 20 VJETËVE, BOTIM I DASHUR PËR FTERRIOTËT…

               ( Festë e bukur, për Gazetën “Fterra Jonë”)

Nga: Prof. MURAT GECAJ

           publicist e studiues

 

Shkrimtari e publicisti Bardhyl Xhama, duke folur…

Sot paradite, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave u organizua festa e 20-vjetorit të daljes së numrit të parë të gazetës periodike, kulturore e historike, “Fterra Jonë”. Për të marrë pjesë në këtë gëzim të natyrshëm, kishin ardhur banorë të atij fshati bregdetar, botues të gazetës dhe bashkëpunëtorë të saj, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës në kryeqytet, nga media e shkruar ajo elektronike dhe të ftuar të tjerë.

Tubimin e rastit, duke lexuar shkrimin redaksional, që u botua në numrin e parë të gazetës “Fterra Jonë”, pra në maj të vitit 1997,  e hapi  prof.Myzafer Korkuti, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe njëri nga nismëtarët për themelimin e saj. Në vazhdim, për udhën e kësaj gazete të dashur për fterriotët, por dhe lexues të tjerë, foli Feksor Shkurti. Ai përmendi se nismëtarë të daljes së kësaj gazete ishin dhe të palodhurit Agron Xhama e Guro Zeneli. Siç theksohet në një shkrim të numrit 97, pra që është festiv për gazetën “Fterra Jonë”: “Me atë veprim të mençur, tre bijtë e saj të mirë, i dhanë e i hapën Fterrës  një dritare të re e të bukur, nga ku mund të shikohej dhe lexohej: historia, traditat, kultura, zakonet, patriotizmi i fterriotëve në shekuj, luftërat për liri e pavarësi, etja për dije e kulturë, si dhe për rrugën e gjatë të zhvillimit  e përparimit të fshatit dhe të fterriotëve, gjatë gjithë historisë, deri në ditët tona…”. Më tej, duke përshëndetur e falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e lexuesit e shumtë të kësaj gazete, ai përmendi me emër të gjithë ata dashamirë bujarë, të cilët e mundësuan botimin e kësaj gazete, për 20 vjet me radhë. Në mbyllje të fjalës së tij, F.Shkurti shprehu dëshirën dhe vendosmërinë, që kjo gazetë emërmirë do ta vazhdojë më tej udhën e saj, duke e shtuar numrin e bashkëpunëtorëve e të lexuesve dhe duke e ngritur gjithnjë e më lart larushinë e cilësinë e shkrimeve, që do të botohen në faqet e saj.

 

Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria…

Duke mos i fshehur emocionet e tij, në këtë përvjetor të shënuar të gazetës “Fterra Jonë”, Agron Xhama tregoi se, përveç daljes së saj në letër, ajo ndodhet edhe në Internet, duke shtuar kështu një mundësi më shumë, për lexuesit e interesuar, jo vetëm në Shqipëri e trojet tjera amtare të Ballkanit, por dhe për emigrantët tanë, që jetojnë në shtete të ndryshme të Europës e deri në Amerikë, Kanada etj. Me interes u ndoq edhe fjala e Servet Tartarit, i cili lexoi disa vargje të një vjershë të tij, kushtuar banorëve të Fterrës e gazetës së tyre.

Shkrimtari e publicisti i njohur Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”, foli në emër të bashkëpunëtorëve të gazetës “Fterra Jonë”. Ai tha se ata janë të panumërt, njerëz të thjeshtë e me profesione të ndryshme, por dhe me grada e tituj shkencorë etj. Më tej, ai u ndal në traditat e lashta e të reja të fshatit të tyre të vogël dhe përmendi se janë të shumtë njerëzit e mësuar e të ditur, që ai ka nxjerrë:   Profesorë e Doktorë shkencash janë rreth 15 dhe  2 akademikë; shkrimtarë, gazetarë e artistë,  rreth 25;  “Mësues të Popullit” e “Mësues të merituar”, 7;ushtarakë të lartë,7; drejtues të rëndësishëm të administratës shtetërore, 8. Janë rreth 30 fterrjotë, që kanë botuar libra; “Mjeshtra Sporti”,  2; shkrimtarë me vepra letrare, mbi 15 dhe 22 botues librash shkencorë, historikë e me kujtime etj. Sot numërohen  dhjetëra mjekë e punonjës shëndetësie nga Fterra, me specialitete e grada shkencore, që shërbejnë në shumë rrethe të vendit tonë…

 

Numri festiv, i gazetës “Fterra Jonë”…

Publicisti Albert Zholi përshëndeti në emër të redaksisë së gazetës simotër, “Labëria”. Ai nënvizoi, se edhe kjo gazetë e dëshmon më së miri, që Fterra është një fshat i vogël, por me tradita të mëdha e shumë të çmuara, në të gjitha fushat e jetës. Mësuesi e rapsodi  Teno Lona e bëri përshëndetjen me vargjet e një vjershe të tij. Në vazhdim, para pjesëmarrësve në këtë festë, foli miku i pandarë i fterriotëve, Gafurr Ibrahimi. Pas tij, e morën fjalën edhe të ftuar të tjerë, të pranishëm në këtë ngjarje të bukur.

Për pjesëmarrësit, në festën e 20-vjetorit të gazetës “Fterra Jonë”, u shfaqen në ekran pamje nga udha e përshkuar prej saj, si dhe një montazh interesant, shoqëruar me këngë popullore, kushtuar një miku tjetër të atij fshati, rapsodit të mirënjohur Lefter Çipa.

Gjatë veprimtarisë festive, si  dhe koktejit të shtruar me këtë rast, u bënë shumë fotografi të përbashkëta dhe vazhduan bisedat e të ftuarëve me njëri-tjetrin. Ata shprehën kënaqësinë e tyre dhe falënderimin e përzemërt, për nismëtarët dhe gjithë ata, të cilët e prinë dhe e shoqëruan, në udhën e saj 20-vjeçare, gazetën “Fterra Jonë”.

Tiranë, 27 maj 2017

David is your name (Poem dedicated to a child with autism) – Claudia Piccinno / 【Traditional Chinese translation】

Claudia Piccinno     David is your name (Poem dedicated to a child with autism)     你的名字叫大衛 (以此詩獻給一位自閉症的孩子)   目光哪裡停留,大衛? 你跌入那細節裡而不願面對整體。 在社會刺激的一團混亂中 不容易解譯的感官羅盤。 我該如何支持 那討厭地生物學上的懲罰? 去觀察你感官能力中的故障連結 這對我們來說是個重大的負擔,“被嬉稱為沒什麼啦”。 為了讓手勢分享專注力視, 為了讓你清楚表達需求, 這些都是在我的腦海去之不得的決心。   你的名字叫大衛 對我而言,你不是一個診斷或異類或基因結構的一個缺陷, 被忽略的期望, 早期或晚期干預 受損大腦的適應物, 一個光譜系上的失序。   你的名字叫大衛 … Continue reading