Poezi nga Delo Isufi

Poezi nga Delo Isufi

 

KËNGA E KUKUVAJKËS

Ka ca ditë që mbi çati,
Kukuvajka nuk pushon,
Unë e di pse është aty,
Vdekjen time lajmëron.

E dëgjoj dhe pse e di,
Kukvajkën mbi oxhak,
Me vdekjen bëra ujdi,
Sa të vijnë miqt nga larg.

Të shkëmbej nja dy fjalë,
Pastaj të iki qetë-qetë,
Pa një brengë, pa një mall,
Sa t’u lë një amanet.

Me lule të më përcjellin,
Lule të freskta e me vesë,
Kur mbi mua dhé të hedhin,
Të ma hedhin me kujdes.

Dhe të shkruajnë mbi gur,
Iku e s’do kthehet kurrë.

 

PILOTI

Lart në qiell e me lavdi,
O nën dhé lavdi mbuluar,
Gjoks qëndisur me stoli,
Përmbi gur të jetë shkruar,

Këtu prehet një pilot,
Jetë e vdekje lavdi plot.

 

TË ISHA BURIM

Burim, të jem në krua,
Asnjë çast frymën s’do ndal,
Kur të lashë syçkat e tua,
Vetëm puthje do të fal,

Do të puth në pambarim,
Sytë e Tu do jenë burim.

 

S’E KUPTOJ…

Ëndërr e bukur, magjistare,
Ma lodh gjumin, më sfilit,
Mbyllur dyer e dritare,
S’e kuptoj nga vjen e ik’.

 

I FALA GJITHËSINË

I fala gjithësinë,
Qiellin për pajë,
Më fali dashurinë,
Jetë nga jet’ e saj.

 

SHITA MENDJE

Me të vdekurit fjeta një natë,
M’u duk njëmijë vjet e gjatë.
I takova të gjithë me radhë,
Të vdekurit ishin aq shumë,
Nga gjithë bota kishin ardh’,
Më ngjitën lart në tribunë.

U shita mend me timen biografi,
Ministër,-thashë,-Jam në qeveri.
Një i moçëm, mjekërbardhë,
M’u drejtua me pak fjalë:
-Këtu ka filozofë e dijetarë,
Shkrimtarë e kompozitorë,
Prijsa, gjeneralë e imperatorë,
Të vdekur jemi, por të gjallë,
Ti qënke i vdekur pa ardhë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s