Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ‘’Rënkimet e vjeshtës’’ të autores Oltjona Selamaj.

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ‘’Rënkimet e vjeshtës’’ të autores Oltjona Selamaj.

Ndërkohë që pritej botimi i vëllimit: “Rënkimet e vjeshtës”, një ngjarje e rëndë dhe e papritur, tronditi familjen e Oltjonës, dhe kjo ngjarje, është shkuarja nga jeta e burrit të tezes së saj, i cili u shua në të gdhirë të datës 2 prill 2017. Ky titull profetik, i vendosur nga Oltjona, flet qartë për ndjeshmërinë e shpirtit të saj, trazuar nga një larmi ndjenjash njerëzore.

Këtë libër ia dedikoj burrit të tezes që nuk jeton më!
Respekt për ty njeriu fisnik Agush Mullai

TITULLI: ‘’Rënkimet e vjeshtës’’
Autore: Oltjona Selamaj
Redaktore: Oltjona Selamaj

Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-223-90-6

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Roland Lushi

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, prill 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Selamaj, Oltjona
Rënkimet e vjeshtës : poezi / Oltjona Selamaj.
Tiranë : Ada, 2017
184 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-90-6
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

 

PARATHËNIE

Leximi i një vëllimi poetik apo përgjithësisht receptimi i vlerave të mesazheve poetike në një vëllim poetik është përvojë e një tërësie elementësh.
Më shumë se çdo kujt, poetit i shkon për shtat kthimi tek arketipet që i kanë mundësuar atij, në subkoshiencë, shtysat për krijimtari.
Njeriu gjithmonë ka synuar të njohë të vërtetën e, si pasojë gjithmonë ka menduar, ka kërkuar, ka provuar.
Kjo ndodh teksa mban në duar e shfleton vëllimin e ri poetik “Rënkimet e vjeshtës” të Oltjona Selamaj.
Ndihet në poezitë e këtij vëllimi si një fill që e përshkon nga fillim në fund, dashuria si ndjenjë, dashuria për vendlindjen, shqetësimet për përditshmërinë, për jetën.

Oltjona Selamaj

Muza e cila shetit e freskët në hapsirat e shqetësimeve poetike priret të zbulojë sa më tepër ndjesi, në skutat më të thella.
Te kjo krijuese hasim vëzhguesen e sinqertë të jetës, të përjetimeve e të sprovimeve individuale.
Konçiziteti i vargut, përpjekja për të tejkaluar nivelin e domethënies së thjeshtë të poezisë e bën këtë libër të ketë një strukturë artistike solide.
Megjithëse në pamje të parë poezia e saj duket e thjeshtë, metaforat, figurat e përdorura e pasurojnë, e bëjnë me të ndjeshme poezinë e saj

E brishtë, si hëna
E ngrohtë, si dielli
E fortë, si shkëmbi
E pafundme, si qielli

Kështu e portretizon femrën autorja.
Hapsirat ku rend poezia e Oltjonës janë të mëdha sepse e madhe është dhembja e brenga që ajo i përcjell lexuaesit:

Dua të jem ujvarë
Në agimet e ditëve të mia
Të jem freski
Për çdo shpirt të etur..

Dhemb shpirti i autores dhe këtë dhembje na e përcjell edhe ne me art në vargjet:

Nën “çatinë” e qiellit
Mbyll syçkat e kaltëra
Me“ëndrrat “fshehur”
Diku në hapsirë…
Vocërrak i ëmbël
Në këtë botë të marrësh
Ku ndjenjat humane
Fatkeqësisht, kanë ngrirë…

Duhet thënë që poezia e Oltjonës në këtë vëllim ka ardhur më e pjekur, më e sigurtë e më domethënëse.
Oltjona, me “Rënkimet e vjeshtës”, vjen mes nesh e pikëlluar, por edhe dritēplotë, përmes vargut të saj të ndier poetik. Pas katër vëllimesh të suksesshme poetike, me titujt përkatës: 1- “Panorama e shpirtit” 2- “Angelica luce” 3- “Shija e lirisë” 4- “Lermëni të prehem”, autorja, mbyll një cikël prej pesë librash poetikë, plot ndjenjë e mesazhe njerëzore. Shpirti i saj, nuk stepet para asgjëje. Madje, ai vazhdon të nxjerrë llavë të pastër, plot shkëndija vullkanore, që të mbushin zemrën, plot mirësi e pozitivitet. Ndërkohë që pritej botimi i vëllimit: “Rënkimet e vjeshtës”, një ngjarje e rëndë dhe e papritur, tronditi familjen e Oltjonës, dhe kjo ngjarje, është shkuarja nga jeta e burrit të tezes së saj, i cili u shua në të gdhirë të datës 2 prill 2017. Ky titull profetik, i vendosur nga Oltjona, flet qartë për ndjeshmërinë e shpirtit të saj, trazuar nga një larmi ndjenjash njerëzore. Disa nga poezitë e librit, shprehin jo vetëm dashuri e respekt për njeriun e mirë, të humbur nga jeta padrejtësisht, por edhe mirënjohje për të dhe veprat e tij të mira jetësore. Ky vëllim poetik, është rënkimi më i hapur dhe i ndier, i cili na e shfaq autoren edhe më njerëzore e të dhimbsur, por sigurisht pa humbur asnjë çast shpresën për jetën. Penelata e trishtimit, të penës së autores, vjen drejt e në shpirt, e na kujton se jemi në botë vetëm përkohësisht, e si të tillë duhet t’i lemë asaj vetëm ndjenja e vepra pozitive. Ky është mesazhi i qartë i Oltjonës.
Për më tepër lexoni librin: “ Rënkimet e vjeshtës”.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s