Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
JETË
 
Ne kërkojmë gjallim në copëzat e akullta,
të këtij absurdi që quajmë jetë…
Kërkojmë njëri-tjetrin t’i bashkohemi tufës,
si ujqërit e uritur.
 
Shtrirë mbi mbulesën e bardhë,
me diellin që na ledhaton vazhdojmë të presim.
Në çastet tona të dëlira nuk jemi të këqijtë që na dinë,
jemi kaq të ëmbël, kaq paqësorë.
 
Si vetë bardhësia e këtij peizazhi,
si dëbora shkundur nga pemët e lartësuara.
Dhe unë mbështes kokën mbi bardhësi.
Dhe shoh miqtë tek lozin, shoh dashurinë…
 
 
ZHVESHJE E SHQYER
 
Thonj shpërndarë në ozonin e paktë.
Mbërthyer rreth leshrave korb,
grisin çorapet najlon,
teksa përkëdhelen rreth kofshëve të forcuara.
Dridhje,
ledha epshndjellëse,
përplasen rreth trupit të lagësht.
Kafshime gjakësore,
puthje thithur deri në fund.
Dhe… ashtu në ekstazë,
të lë të vazhdosh të përpëlitesh…
Duke ëndërruar zhveshjen e shqyer
nga kthetra dashurie…!
 
 
 
BUZEQËSHJE
 
Ndonjëherë dua të jem e padukshme.
Të hyj ngado si puhizë pranverore,
të shoh, të puth të të ringjall.
 
Personazh i akteve dramatike,
mundohem të shkel, të shtyp e të shkoj…
Ndoshta si e panjohur.
Ndoshta vetëm një sy i madh.
Ndoshta një buzëqeshje që të ndjek ngado.
 
 
 
YJET ZJARR
 
Kur rrezet e diellit të të ngrohin,
do të jetë dora ime që të përkëdhel.
Kur era të të përplaset lehtë,
është puthja ime që të mungon.
Kur retë të shohësh tek vrapojnë,
jam unë që të përgjoj ngado.
Kur yjet të ndizen plot zjarr,
është shikimi im që të kërkon.
Kur hëna të të freskojë ngadalë,
do të jem unë…
Për të të sjellë ëndrra dhe gjumë.
 
 
 
A TË PUTHA ?
 
Ledhatar më vjen,
më pickon dëshirën fshehtas.
Më djekë zemërimin e gjatë,
e më thua erdha !
 
Oaz heshtjeje gjelbërt,
na gostisi të dy.
Përreth thatësira e fjalëve
Që u thanë…e s’u thanë…
 
Të putha, apo jo ?!
Nuk mbaj mend kaq gjatë.
Por dridhja e syve të zinj,
më del në gjumë çdo natë!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s