ËNDËRRA ME TY / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

ËNDËRRA ME TY

Bashkë e kaluam ëndërrën.
Ti më mbaje përdore unë të ruaja.
Nuk ta lëshova dorën sa zgjati ëndërra.
E kam mësuar krahun të mos lodhet.
E bën këtë punë gjithë kohën kur jam zgjuar.
Ngrohtësia e kurmit tënd vinte e më ngrohte gjakun
e trupit tim të ngrirë si gur, mbi të cilin hëna
kishte ngulur vështrimin.
Kurmi yt sillet mirë me trupin tim.
E kuptoj nga zërat dhe nga ngrohtësia.
Nga ngrohtësia që kurmi yt përçon te trupi im.
Përfitoj kur zërat heshtin dhe dëgjoj
kur takohen ngrohtësia jote e ëmbël
e ftohtësia ime në ngrohje e sipër e cila dhe ajo
nga fundi i ngjizjes fillon e ëmbëlsohet.
Nis e gëzohem si lumturohet fëmija
kur merr dhuratën e parë në jetë
dhe krenohet me veten të parin e pastaj me prindërit,
që kanë kuptuar se ai e meriton dashurinë e tyre.
Në fund ngrohtësia jote arrin te koka ime,
aty merr formën e dritës.
Ëmbël transformohet ngrohtësia jote në dritë.
Filloj e bëhem dritë dhe unë
e si shtang një minutë të mirë, mrekullohem
kur të gjej ty duke më mbajtur përdore e unë duke të ruajtur,
tani jo në ëndërr.

petrit sulaj
maj 2013 – maj 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s