Më fal bija ime! / Poezi nga Valbona Prendaj Marku

Poezi nga Valbona Prendaj Marku
 
 
Më fal bija ime!
 
Më fal bija ime!
Që ndërsa sajoheshe
Të ushqeva me gjak.
Për dy nuk hëngra, të ngopeshe.
Më fal bija ime !
Që kur të solla në jetë
Nuk isha rritur mirë
Jetën nuk e njihja as vetë.
Më fal bija ime!
Se ta ndrydha adoleshencën
Në” burgun” e vlerave
Ta kyça shpërkujdesjen
Më fal bija ime!
Për sensibilitetin në gjak
Në shekullin e kibernetikës
Të konsumon pak nga pak
Më fal bija ime
Dhe pse në kulm të rinisë
Je e matur, e pjekur
I trembesh dashurisë
Më fal bija ime!
Për gjithçka të kam trashëguar
Vetëm të lutem asnjëherë mos harro
Dinjiteti s’ ka të paguar…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s