Poezi nga Alketa Stefania Caca

Poezi nga Alketa Stefania Caca

 

YJE NË MESDITË…

Ti dashuri, nuk e di,
që je si jeshilja e barit,
si zogjtë kur lahen me verë,
si deti kur dielli mbyll sytë.

Ti dashuri,
nuk e di ç’ndodh në një çast,
kur shega rrjedh mbi buzë,
këmbët janë përgjuese.

Ti dashuri,
nuk e di që shiu bëhet shtrat,
gëlltit përrenjtë e bardhë,
e mbledh tufa – tufa yje në mesditë.

Ti dashuri,
nuk e di sa dritë ka njeriu,
kur zemra rrëfehet,
bota ndihet e gjallë.

AS.C
Melbourne

 

KOHË PËR PUTHJE…?

Erdhi dhurata që prisja,
mbështjellë me letër pishe,
pulla e postimit e pikturuar,
me gjurmë këmbësh.

Brenda ka një karficë flokësh,
gjysma argjend,
gjysma tjetër prej gishtash
dhe, një lodër e vjetër druri.

Ka një pendë dallëndyshe,
ca fije enkas të shkëputura,
lyer me ngjyrën e syve,
buzëve të mia, të lidhura nyje.

Në një filxhan të thurur,
nga dromca qumështi,
ora jote e dorës pa akrepa,
mbuluar me shallin e gushës.

Nën kumbonzën e kristaltë,
kishte të fshehur letrën,
të shkruar nxituar,
me fjalë cimbithëse…

E dashur,
do të puth,
kur të kem kohë…

AS.C
Melbourne

 

PIKËPYETJE

Ku je ti,
Këngë burri
Ti koral i përvjedhur,
I rrëmbyeshem si lumi?

Ku je ti,
Muzikë burri
Ti mantel i çjerrë,
Në frikën e boshatisur?

Zbavitem me tonet e hekurta,
mbi mishërimin e ngrohtë,
të prek dritën e maskuar.

Tret sikletin mbi trupin e notuar,
që skuqet nga fishkëllima,
nën fustanin ngjyrë palloi.

Ku je ti,
Pije dashurie
Ti këpucë si dredhëz e lidhur,
Pas argjendit të shtrigës gushëkuqe?

Ku je ti,
Pavetedije magjike?
Ti shkatërrim si folja më e bukur,
Në netë prej celefoni shpërblyese.

A.S.C
Melbourne

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s