Poezi nga Beqir Binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

Mashtrimi

i mashtrova fshehurazi dola nga shtëpia
me lot në sy e mbylla portën me dry
pa e kthyer kokën u nisa çmendurisht
në dritaren që shikonte kah rruga
ato më përshëndesnin pambarimisht
urtia deri sot nuk ka tregu
që breshka rrashtinë mundet me harru.

 

I dehur me dashuri

kësaj dite në ikje
nuk duhet ti jetë mungesë
e tashmja fotoja e rinisë
ngjitur me oh të dashurisë

unë nuk kam kohë me humbë
dashuria tjetërsohet si bimësi
shndërrohet në mëshirë
sot mbulomë bardhësi

përsëri nesër do të duhemi
edhe kur gjendemi në kufi
pimë në gotën e dashurisë
me kujtime dehemi.

 

***

është një copë tokë
ngjitur për guri
si mishi ngjitur për ashtë
dashuria është
diçka më shumë
shëtitë brenda shpirtit
diktohet kur puna e jon
njeriun lumturon.

 

Nëse vjen

nëse sonte rrimë
mos e merr me vete rakinë
lëng jete pimë ndryshe dehemi
ndryshe nga bota unë e ti.

 

Ngushëllimi

nga kitara e djegur
hiri i kthehet tokës
tingujt e përjetshëm
ngjiten në lartësitë e qiellit
melodi e këngës time.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s