Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

QYTETI I GURIT ose, DUKE PRITUR EPOKAT…
-Kushtuar Beratit tim të dashur

Në qytetin e lashtë të gurit,
thirra me zë epokal…
Thellë, shumë thellë nga shtrati i lumit,
dolën pesë motra e dy vëllezër të gjallë.

E ndjeu bota e Hadit mungesën,
dëgjoi bubullimën e zërit epokal,
veçse askush nga frengjitë e gurit,
nuk mori guximin përballë të dal…

Pritëm…pritëm aq gjatë,
sa pritja kapërceu epokat,
sa motrat u kthyen në kodra,
sa vëllezërit tashmë, u bën mal…

Ecim nëpër rrugën e Qumështit
kodrat delikate të brishta,mbajnë gjakun e motrave,
malet shpatullgjerë me hënën në mes,
aty lart, ku prehen epokat,
aty lart, midis resh…!

 

QYTETI PO FLE

Të gjithë i ka zenë gjumi,
çdo rrugë e pallat në qytetin tim,
një farfurimë po vjen nga lumi
mos është një zanë,apo një xhind!

Sh,sh,sh-t, – ma bën me zë të ëmbël,
më dërguan yjet që nga lart,
më deshe llahtarshëm mbrëmë në ëndërr
dhe sot më ke tënden gjithë këtë natë…

Oh Zot! Psheretiva si i dëshpëruar
e me vinte mirë që ndjeja vërtet,
do më ndash nga gruaja moj e uruar
dhe shijoja magjinë e rrallë në jetë…

Tej,
qyteti flinte si zvarraqnik i ngrirë,
diku nga lumi kënduan kaponjtë,
ndoshta kastile, ma prishën magjinë!

 

PAS 100-VJETËSH…

Unë do të jem i hypur mbi një re të bardhë,
do të jem i fshehur pas një ylli,
do shoh nga lart nipër e mbesa me radhë
e do t’më qeshet buza, e do t’më ndrisë syri…

Ndoshta deri atëherë do të kenë ndryshuar kohët,
njerëzit do të jenë të mirë, s’do ketë më të vështirë,
të keqtë do t’i kenë rrëmbyer çunamët e llohët
e gjer atëherë, do jenë shkrirë edhe kufijtë…

Nuk do të vuajnë, siç po vuan brezi im sot,
njerëzit s’do ndahen në botë të parë, të dytë, të tretë,
ata do të jenë zotërinjtë e vetëm mbi tokë,
do të jenë të njëjtë, të barabartë, të vërtetë…

Pas 100-të vjetësh,
unë do të ndjej ca lumturi midis resh,
do të ndjej ato që mungojnë
e sot, s’i gjejmë dot midis nesh!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s