Poezi nga Dijana N. Toska

Poezi nga Dijana N. Toska
 
 
Mbi akullin e hollë
 
E paska mbuluar bora
liqenin e ndjenjave të mija.
 
Shtresë mbi shtresë akulli
paska shtruar mbi të.
 
Gjërë e gjatë, gjithkah e paska mshelë
veç një shteg të hollë e paska lënë, veç për mua.
 
Një, që çahet lehtë.
 
Hapat e mi, çajnë përpara, çelin udhë
kërcëllojnë nga të ftohtit, grimcat e qënies time
as në këtë natë të ftohtë
unë nuk e kam fort dert
sepse kah ti po vi.
 
Zemra ngrin e hapat e mi shpeshtohen
këmbët janë më të lehta sesa rëndomtë
më të lehta se kandrrat fluturuese të fluturave të natës
ato që u munduam t’i zëmë nëpër përralla.
 
E ndiej, e di, si një e një që bajnë dy
në copëza të imëta ka me u nda rrugica
veç edhe një hap me e ba.
 
Si nëpër qelq të bluar, takash përgjakur
ta bëj edhe një hap? – E pyes vehten.
 
Vetëm edhe një?
 
© Dijana Toska ( Shkup, 2016)
 
 
 
Shenjat
 
Nuk po guxoj me të puthë në faqe
mos padashur po rrokullisem cepeve të buzëve tua
e etura unë, për ty.
 
I shkruaj dhe fshij me qindra herë
veç dy fjalë që nuk ti thash kurrë
përvajshëm mbi fletën e bardhë.
 
Edhe pikat që rrijnë në rresht para syve t’tu
janë veç barrikadë me më ndalë
mos me më lanë me u rrezue nga dëshira e pafund
e me ra në humnerën e buzëve të tua.
 
Dua me të pa drejt në sy
bashkë me u ndalë në secilën presje, secilën pikë me pushue
me u ba prap ajo që isha
edhe lavirintëve më të pshtjelluna me ja gjetë daljen.
 
Nuk është e lehtë me u rrëfye mbi ty
……………………… letër e bardhë
me e ba shpirtin fije të argjendët
me ju dhanë shenjave kuptim.
 
© Dijana Toska ( Shkup, 2017)
 
 
 
MBULUAR ME TYL
 
Mbuluar trupi yt me tyl
nën rrjetë ke fsheh krejt misteret e kësaj bote
endur me mëndafsh të purpurtë
të gjitha dashuritë e tua të nëmura
të strukura po përgjojnë.
 
Shtati i mbuluar psherëtimash
këmbëzbathur si çapkëne
më del parasysh orë e çast
si ushejzë ndër damarë më ngjitesh
si gjak i kuagulluar, mbledhesh e bahesh truç kapilarëve të mi
as nuk po tretesh e as nuk po më rrëshqet nëpër duar.
 
Ti
 
E ke mbuluar me pëlhurë danteske shpatullën e bardhë
më fton me e puth me maje buzësh
me thonjë grryen mbi lëkurën e butë
kujtime të përjetshme
si demon e thithin krejt aromën e dashurisë që ke veshë në trup.
 
Nuk fshehet dot
sytë e tu i duan sytë e mi
veç dëgjoi kah po flasin
e buza ime bie mbi buzën tënde të njomur nga afshi.
 
Unë zotëruesi i yt i përhershëm
Nuk ndalem kurrë para pengesash, nëpër rrugë
përbirohem në ëndrrat e tua, thellë
veç duke mbështetë buzët e mija në cepin e fustanit tënd me tyl.
 
© Dijana Toska ( Shkup, 2017)
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s