Poezi nga Monda Doda Vataj

Poezi nga Monda Doda 

 

Malli për Nënën !

Të ti puth fjalët….sikur të mundja !
Të zhduk nga zemra jote trishtimin !
Dhe lotët e dhembsur nga syri ti shkundja,
në shpirtin e lodhur të sillja gëzimin !

Për ty të thyeja diellin e artë
dhe fytyrës tënde t’i ktheja shkëlqimin,
të qeshte sërish syri i zjarrtë,
Kështu zemra ime do ndjente lehtësimin !

Ashtu si flokët t’i shkulja me parë
dhe rruazat t’i këpusja prej gushës së hollë,
tani t’i përkërdhel flokët si e marrë,
shumë dëshirë kam,por s’mund të të prek me dorë !

Si munda të largohem nga imazhi yt ?!
Si munda të jetoj pa të patur pranë ?!
Nga malli sa dua të ti puth sytë,
të të përqafoj, sikur fëmij jam !

Tani u rrita nënë, u bëra porsi ti
dhe lutem, që dikush të më përqafoj,
si të përqafoja, e vogël unë ty
me përqafime nënash, kaq shumë të më dojë !

 

Nanë!

Nanë !
Kur fjalt jan të zbehta si i bahet ?
Kur jan të zbehta e të dobta para figurës tande.
Nanë !
Kur dashnia s’mundet me u shpreh si i bahet ?
Kur s’mundet me u shpreh po as nuk tundet prej t’fortave rranjëve ?
Nanë !
Kur të rrahurat e zemrës s’numërohen si i bahet ?
S’numërohen se afër teje s’kan numër rrahjet…
Nanë !
Për me t’than sa shum të du si i bahet ?
Kur dashnin për ty e kam te palëkundshme si malet.
Nanë !
Çdo gja afër teje bahet !
Po mos me t’pas ty …
Pa m’thuj si i bahet ?!

 

Në rrugën dashurimbuluar!

U ndjeva pa fat nje ditë,
pa fat në rrugën e shtruar
nga qindra hallet dhe mërzitë
që në të, për mua ishin shkruar…

U ndjeva vetëm një çast,
nën dritën e kësaj jete të praruar
kërkova forcën e jetës
larg meje me vite, shtegtuar.

Atëherë u nisa me shpresë,
me hapin besimndriçuar
aty ku nuk ka më pendesë,
në rrugën dashurimbuluar.

Dhe mblodha vargje pafund
dhe zemra që më lumturojnë,
me shpresën që trishtimin mund,
buzëqeshje pa fund më dhurojnë..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s