Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Liria ka mbetur
 
Jetojmë të mbyllur, në padukshmëri ajëri .
Bota ka ecur shumë dhe koncepti po ashtu .
Me njerëzit eksperimentohet, si në një makro Big Brother
dhe ju bëhet sehiri, si rrojnë e si vdesin ashtu .
 
Po ne, që e njohim arenën,
ne, të burgosurit me pranga ajëri,
ne, që kemi pësuar metamorfozën e të jetuarit,
nuk kemi të ndalur .
 
Ne, i shpërfillim bombardimet .
Jetojmë në lirinë e helmuar, me thërrmija të hekurt .
Ne të dashuruarit, marrëzisht mbas jetës,
në ADN tona me ajër të helmuar, liria akoma ka mbetur.
 
 
 
Je përmbytja e madhe
 
Nuk je turbullira e detit të rrëmujshëm,
nëpër stuhira detesh që shkundin,
të nxierin në breg të gjithë të palarat,
të mbytura, prej turpit .
 
As bëmat që u hodhën në të,
për të mos u dukur më,
të flakura aty, me idenë,
e zhdukjes, për gjithënjë .
 
Je arësyeja e pastër, e tronditjes së detit,
që i jep fundit fuqi .
Je përmbytja e madhe
e mbas teje, ka qetësi.
 
 
 
Hapësirat e tua
 
Prek hapësirat e tua,
me pafajsinë e gishtave të diegur,
kur dorë e shtrirë në lutje qiejsh,
flet me thellësinë e ndijimeve të fjetur .
 
Zgjuar, pa zgjuar, të gjen mengjesi,
rropamë e mëdyshjes,
kufiri i dy botëve, ashtu,
ku mes tyre gjindesh .
 
Mes çlirimit dehës
dhe dalldisë së makthët,
shkëpurur prej gjymtyrës së natës,
kapur pas vezullimit zbardhës.
 
 
 
Kam frikë
 
Toka, planeti i tretë i sistemit diellor,
4,57 miliardë, vjet i vjetër .
I vetmi planet, në këtë sistem,
ku dashuria, lindi jetën .
 
Relievi i sipërfaqes tokësore,
është formuar nga veprime të fuqishme,
të jashtëme dhe të brendëshme
dhe unë që rri në breg të detit
e ashtu kot, e vras mëndien .
 
Kam përballë detin e flas me të,
tek shoh valët e tij që vrapojnë
e nën këmbët e mia, qetësohen, pa zë .
 
Kanë miliarda vite që vrapojnë
e puthin këtë breg .
Nuk i shpoj më tutje të më thonë,
se kam frikë, se do të mbetem, e pa mend.
 
 
 
Këtij bregu
 
Prej horizontesh përtej, vijnë valë .
Flasin e s’rreshtin mbi det .
Ato, që mbesin nga të pa thënat,
i rrëfejnë të tëra mbi breg .
 
Përtej, seç ka, përtej të diturave,
ky horizont, ka më përtej .
Si Uliksi mbas sirenave,
mendimet e mia, kanë mbetur peng ,
 
atje ku feks, atje ku zë fill,
atje ku muzat s’perëndojnë,
atje ku s’je, këtu ku rri,
këtij bregu, kaq e pa plotë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s