Shtëpia ndërtohet gur mbi gur e jeta kujtim pas kujtimi ( “PA DASHJE” – Behare Neziri ) / Nga: Safet Hyseni

Shtëpia ndërtohet gur mbi gur e jeta kujtim pas kujtimi
 
“PA DASHJE” – Behare Neziri
 
 
Nga: Safet Hyseni
 
Poezia “PA DASHJE” e shkruar nga poetja Behare Neziri dëshmon se jeta rrjedh, formohet, ngjyroset dhe jeton të sotmen duke kujtuar, me ëndrrën për të nesërmen. Por ajo çka e bënë të ndjeshme janë kujtimet të cilat i japin bukurin. Bukuria e jetës është në një çast që e sjell thellësia e shpirtit, në një pritje të një dëshire, të një takimi apo të disa shkronjave në një kartel. Edhe pse nga një largësi kohore “Me fjalët e kota…” ajo po në atë varg thotë “… nuk të harroj”. Jeta gjallërisht rrjedh si një lum, herë-herë duke trazuar dallgët e zemrës dhe nga një kujtim mundet butësisht të lumturohet, nga ai kujtim që ka shtrijë në pakufija mallin. “Aty ku më mbetën të gjitha kujtimet
Mes ditarit me lot të shkruar”. Me shumë art na e përshkruan mallin me germat e lotit, se vetëm ato germa nuk kanë ngjyrë dhe nuk fshihen për asnjë çast, se shtëpia ndërtohet gur mbi gur e jeta kujtim pas kujtimi. Për ta kujtuar atë çast poetja na sjell figurat poetike me shumë ngjyra si “diellin”, “sheshin”, që ndjenja të ruaj freskinë. Ajo nuk e vuan kompleksin e krenarisë, se e dinë siç e dinë shumë krijues se vetëm në dashuri s’ka krenari dhe e përfundon bukur poezinë e saj; “Për ditët e dashurisë mbetur paemër”. Njeriu udhëton me strajcën e kujtimeve, është e bukura në fatin që të jenë të lehta e të mbulohen nga fryma e dashurisë që me mall shkruhen ne fletët e ditarit. Kjo është dhe bukuria e këtyre vargjeve.
 
 
PA DASHJE
 
Ia preka plagët zemrës së hutuar
Pa dashje se do ta lumturoj
Për një kartelë që ishte e shënuar
Me fjalët e kota nuk të harroj
Seç m’u lidhën për qerpikët durimet
Me mallin e kohës së kaluar
Aty ku më mbetën të gjitha kujtimet
Mes ditarit me lot të shkruar
Më shkëlqente nuri i fytyrës
Kur zemra e hutuar më buzëqeshi
Sikur dielli që ia prek ngjyrës
Shtatin lumturi derdhur tek sheshi
Nga buzët që kërkonin lumturi
E sytë donin që ta preknin atë zemër
Tepër të hutuar për një ardhmëri
Për ditët e dashurisë mbetur paemër
 
 
 
Behare Neziri
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s