Poezi nga Remzi Limani

Poezi nga Remzi Limani

 

PIKAT E ËNDRRAVE

Çfarë të bëj me currilin e ëndrrave?
Të bekuarat…
bëhen lumë dhe vërshojnë nëpër të çarat e mendes së fjetur
S’i t’i sistemoj pikat e ëndrrave,
të mos ngrijnë?
Nëpër shtërngata vitesh
Nën qemeret e kujtimeve
Ecën një Nuse
Një Grua
Një Nënë

®emzi Limani

 

NUK E MORE…

Ëndrra
Të ra mbi gjokse
Dhe, nuk e more,
Në gji gruaje
Të ra mbi,
U lut,
U përtok,
U fal mbi Ty
Ti,
S’e fute n’gji

®emzi Limani

 

VALA

Ti
Valë dredhe e çmendur
Mbylle xhamadanin
e gjokseve të erës
Mos i shlyej fluturimet,
e zogjve qiellit tim
Lëshohu vetëm pak,
si një murmurimë,
e lehtë gjethesh
Vetëm aq,
sikurse një fllad floku,
derdhur fytyrës
Vetëm aq, hiç më shumë
Bëhu erë e lehtë
Vetëm aq,
sa për ta hetuar aromën,
e gjokseve të verës

Ke kujdes dhe për mua
Mos ngrih perde pluhuri,
në sytë e mi
Të lutem!
Ma lë pamjen e kthjellët
Dua të të shoh,
në vallën e gjetheve

®emzi Limani

 

E NËNVIZUAR

Epo, unë të numërova
ndër të gjallët
Dhe, ndër të zgjuarat e gjalla të nënvizova me të kuqen e buzëve
Natyrisht,
të hoqa nga lista e batareve të mëngjesit
Dhe, hijen tënde lakuriqe
e hoqa nga muri i pushkatarëve
Listën e nënvizuar,
ia dorëzova,
togëkomandantit të togës
Tashmë je e lirë
Mund të puthësh këdo

O Zot!
Çfarë ëndrre e pështirë

®emzi Limani

 

EJA CARMEN ME MUA

Çfarë flet ky qytet,
tavernave të dehura
Të vjellurat e natës,
mos i dëgjo e dashur
Nëse duhet…
Fshehu nën fustanin e kuq,
të ciganes Carmen
Eja më dhuro pak dashuri
Për mua, buzët tua,
janë ende të mishta
Pra, eja Carmen
Të kërcejmë me këngën,
kushtuar toreadorit të vrarë
Pastaj të ikim nga arena,
e demave të përgjakur

Eja Carmen
Unë e di një shtëpi,
prej balte të pjekur
Aty nuk do na kërkojë,
njeri për së gjalli
Është shtëpi me shtrat prej kashte,
dhe vatër, shkozë e tharë
Pra, unë e di,
kah duhet shkuar
Unë thjesht, nuk dua,
të shkoj vetëm
Pra, eja Carmen me mua

®emzi Limani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s