“Mbahem te një fije bari”
Lumo Kolleshi është Vjosa shpirtërore e qytetit te tij
Nga: Përparim Kabo
Çdo njeri ka nga një pasaportë…ajo mund të jetë emër, mund të jetë pasuri, mund të jetë një histori por mund të jetë një bëmë e marrezisë. Poeti ka pasaportë shpirtin dhe Lumo Kolleshi është i tillë. Tek lexon poezinë e tij sheh dhe prek një shpirt të zhveshur herë mendimtar e herë në ëndërr , herë në vajtim e herë në brengë, herë në ikje pa udhë e herë në shtigje malli…
Lumo Kolleshi
Unë s’e njihja Lumon si person, po nuk e vuaja një gjë të tillë, bota kështu është njerëzit kanë pjesën e dritës dhe pjesën e dheut që u është dhuruar. Një ditë ai më dha mundesinë të takoja poezinë e tij. Mjaftoi! Qielli është blu edhe kur i sheh një copez, poeti është poet dhe të bind për këtë edhe kur lexon një varg, madje dhe një fjalë. Poezia e tij ka shtëpinë në qenien e tij, atje ka godinën që është me mure natyre, me dritë mendimi dhe me lutje prej njeriu që di të gëzojë dhe di të vuajë.
Mbahem te një fije bari
Mënyra e tij e rrëfimit është fabuleske në traditën e hershme të gjyshëve dhe pelqve, të Naimit dhe Nonda Bulkës, ndërsa shtrirja është gjarpëruese si Vjosa…Po më duket se dola në shtegun e dritës, Lumo Kolleshi është Vjosa shpirterore e qytetit të tij…Poetët janë të vetmjaftueshëm sepse mjafton një vlagë frymëzimi dhe një copë letër apo një gjethe trendafili dhe ai shkruan…çfarë them unë, poeti nuk shkruan,poeti këndon…Lumo di të kendojë dhe poeteka e tij është me tingujt, hramoninë dhe filozofinë e tij…Përqafime me mall të gjithëve.