Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

QË NGA DJE

Që nga dje ti hënë e praruar
Mos më kërko në libër -aty s’më gjen dot
Mos m’kërko në fjalë -jam emërharruar
Dallgë e oqeanit tënd-më shndërroi në lot
Pas teje në gjashtë kat qiej-e hodha shikimin
Në të shtatin kat -fitova verbërimin
Tani s’do lëshoj ofshamë-furtunës s’i druaj
Le të shkrepin rrufetë-do t’u rri përballë
Edhe njëmijë vjet -do vazhdoj të vuaj
Ti gëzohu n’vuajtjet e mia- deri sa je gjallë.

 

Asaj

Vrapova me hapa dreri
Mbi lëndinën e ëndrrave të mia
Kujtoja se është e jotja
Sa keq…

Ndeza zjarrin brufullak
Në votrën e shpirtit tim
Sërish mendova se është e jotja
Sa keq…

Renda kah liria ime
Duke imagjinua kasollen
E ngritur enkas për mua
nga tuat duar
Sa keq, zhgënjim….

 

KJO

Pikë e lotit tim
Për çdo kilometër
Largësie.

Qemer i vetullës tënde
ditë për ditë
Mungesë vrastare.

Skaj i buzëve tua
Në çdo çast ndjenjë
drithërime.

Duro, duro, duro!
Po deshe të jem
I yti.

 

SHESTIM HISTORIE

Numërojmë nëpër shekuj
Vuajtje e krime
Ndërsa fqinjët bisha
Kremtojnë okupime
U këndojmë heronjve
Ode e elegji
Natë e ditë n’çajtore
Shestojmë historinë
Na vranë atë dekadë
Na dogjën këtë vit
Festojmë fitoret
Me litar në fyt
Na internuan atë vjeshtë
Na helmuan këtë stinë
Këmbëkryq në oxhak
E presim lirinë
Soditim rininë
T’plakur që n’agim
Tradita, kultura
Shkojnë në degjenerim
Sorollatemi Evropës
Si qyqet pa fole
Me duart në xhepa
Gojën plotë atdhe
E shembëm një mur
Të lart shtatë dekada
Na i ngritën katër tjerë
Më të zi se nata
Kështu e gllabërojmë jetën
Vazhdimisht në agoni
E shndërruam në leckë
Të shtrenjtën LIRI!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s