Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Skulpturat e Firenzes lëvizën…

Në Firenze
bie shi,
banorët ende janë në gjumë.
I tërë qielli ngjyrosur në gri.

Mbështetur
në parvazin e dritares,
shoh se si
bustet e njerëzve të mëdhenj,
bëjnë dush në shiun e rrëmbyer.

Pastaj lëvizin
dhe përshendesin me kokë njëri-tjetrin.

Shiu që binte
kish ringjallur të mëdhenjtë e Italisë
dhe të gjithë shkonin tek Piazza Duomo.

Firenze,
po gjallërohej këtë mëngjes maji
nga njerëzit e shquar të artit.

Shkrepjet e shumta të
apatateve fotografik të vizitorëve,
fiksonin krenarinë e Firenzes!

 

Përsëri

Me ndjenjën e zjarrtë,
Ngritëm një urë
Dhe mbetëm të lidhur bashkë.

U shkrimë në një,
Dhe flasim me një zë.

Në se zemra
Do të dashuronte përsëri,
Unë do të të dashuroja ty,
Përsëri e përsëri,
Sepse tek ti
Gjej gëzim e lumturi.

 

Liberal kam qënë

I heshtur ec në rrugë,
S’kam ëndërruar për zhurmë,
I përshëndes me dashuri të gjithë,
I thjeshtë jam, ndaj s’dua bujë.

Gjithmonë në punë e në jetë
Nuk luftova për karrierë e grada,
Liberal kam qënë vërtetë,
Në shoqëri dashuri shpërndava.

Qëllon që ndonjë më shan,
Kush më njeh,në krah më mban,
Me miqtë e mirë kudo unë jam
Jo me të ligjtë që bëjnë gam-gam.

 

Të tjera ëndrra

Pak nga pak,
Në jetën time
Çdo ëndërr e bukur u tret,
Si treten valët në breg.

Vetëm
Një rrugicë e vjetër,
Mban mbi shpinë një ëndërr tjetër.

Gjithandej lulet kanë çelur,
Pemët janë gjelbëruar,
Retë shiun kudo kanë derdhur,
Qielli është i tëri i kaltëruar.

Fryn një erë,
Që shpërndan tinguj kitare në qiell.

Një tjetër dashuri ka çelur,
Që shpirtin tim ka velur,
Dhe lulet në këtë pranverë
Kanë çelur si kurrë ndonjëherë.

Jetjoj të tjera ëndrra,
Dhe jetër dashuri.

 

Për të madhen Dashuri

Gjithmonë në mendje më rri,
ajo që shpirtin ma ka gryer,
po si mundet të jetë përsëri,
një burim dashurie i parrëfyer?

Dridhem sa herë e kujtoj ,
kur e mbaja në krahët e mi,
e shtërngoja fort në kraharor
të madhen të ëmblën dashuri.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s