Poezi nga Skënder Idrizi

Poezi nga Skënder Idrizi
 
 
COPËZA ZEMRE
 
Zemër e ndarë në dysh
ti thithë gjakun nga e njëjta tokë
një pjesë e mbjellë në trotuare të hirta
dhe e mbuluar me hedhurina
sall qurra e jargë
një e lënë në një copë të atdheut
atje ndanë udhës së dhive
në malin e kujtimeve
ku hijet tona s’prajnë së lozuri vallen e uzdajes
sa larg e sa afër
aty jemi
mbi trotuare t’hirta e në malin e çmalljeve
ku në ledhet e trurit
kujtimet rrëshqasin si ujëvarë
zemër e ndarë në dysh
ti thithë gjakun e mallit tim
mallin e tokës sime.
 
 
 
AKREPAT E MENDJEVE TË NDRITURA
 
Ka kohë që nuk është dëgjuar këndejpari
kënga “Kush thotë e kush gënjen”!
e për të malli askënd s’e ka marrë
 
as mullenjat nuk kanë fluturuar si dikur
për t’glasuar në ëndrrën e tyre t’shekullit
 
Ka kohë që ora jonë matë kohën saktë
me tik-take zemre
sa keq që orët e kurdisura së prapthi
ende lëvizin n’humbëtirë
me akrepat e mendjeve sall ndryshk
 
Për disa vite të mëdha sa një shekull
Zgjimin mundohen të shpalosin me jargë
sa keq….
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s