Cila është artistja shqiptare Ljiljana – Llilli Koci / Nga: Dr. Sc. Bardhyl Maliqi

 

Cila është artistja shqiptare Ljiljana – Llilli Koci

 

Nga: Dr. Sc. Bardhyl Maliqi

Ljiljana- Llilli Koci, e lindur në vitin 1967 në Beograd, respektivisht në Zemun, nga prindërit: babai Rudolf Gashi dhe nëna Karolina Mjeda. Është artiste multidisiplinare: fotografe; piktore; shkrimtare; artiste multimediale dhe autore e shumë faqeve të para të publikimeve, pllakateve, librave dhe logotipeve. Nga viti 1986 ka qënë udhëheqëse e studios për fotografi të babait të saj Rudolf Gashit në Beograd dhe realizon ekspozita artistike vetanake të fotografisë.

Më 1991, krijon familjen në Zagreb. Në qendrën për edukim të artit figurativ , më 1995 regjistrohet në klasën e prof. Stannçiqit në degën për pikturë.

Deri në vitin 2005, ka qënë pronare e studios për fotografi dhe Kompanisë ndërkombëtare të marketingut në Kroaci.  Nga viti 2005, vepron si artiste e pavarur.

Është autore e ekspozitave: “Bota ime“, “Me syrin e fotografit dhe pinelin e piktorit“, “Misteri i femrës“, “Labirinti“ dhe “Mendimi më formëson“.  Në pikturë, për shkak të ashpërsise dhe bashkimit e kombinimit të ngjyrave kualitative-cilësore dhe kuantitative-sasiore, është radhitur në grupin e „fovistëve“. Më vitin 2014, regjistron studimet “Master class të viziatimit“ tek prof. Ambroz Oroshi. Në Qendrën për edukim në art, më 2015, hulumton media të reja, skulpturë.

Ljiljana – Llilli Koci

Aktivitetet shoqërore:

Me qëllim të mirëkuptimit dhe demargjinalizimit të popullit shqiptar në Republikën e Kroacisë, përballë popullatës shumicë dhe të gjithë popujt në rajon, vepron si aktiviste e asociacioneve shqiptare, Unioni i Bashkësisë se Shqiptarëve në Kroaci, që nga viti 2005, ku edhe aktivizon shumë projekte në fushën e kulturës, artit dhe shkencës, duke organizuar manifestime të shqiptarëve nga promovimi i librave, koncerte muzikore, ekspozita, tribuna etj etj.

Më vitin 2005, është bashkëthemeluese e Shoqatës së Gruas Shqiptare në qytetin e Zagrebit, „Drita“, ndërsa nga viti 2007 e deri më 2013 është nënkryetare  e saj. Më 2005 ka formuar dhe ka udhëhequr e manaxhuar blogun „Drita“ në internet dhe ka qënë autore e të gjitha teksteve  deri në vitin 2013, që në librin „Pakicat kombëtare në Zagreb“ (Plejada, Zagreb, 2011) është pasqyruar si shembull inovativ të pasqyrimit të punës së pakicave kombëtare në Kroaci, në mediar bashkëkohore, në internet-portale në vitin 2011.

Themelon rrjetin shoqëror “Shqiptarët pozitiv“ („Albanese pozitivo“) që në publikimin informativ “Forumi i pakicave) (“Iniciativat e reja mediatike”  Instituti Stina, 2011.) e përmendt këtë iniciativë si një ndër shembujt pozitiv inovativ të demokracisë lokale dhe lidhjet me grupet e interesit në zhvillimin e shoqërisë qytetare në Kroaci. Për gazetën ditore më të lexuar në Kosovë, “Koha Ditore“, ka paraqitur aktivitetet e Bashkësisë shqiptare në Republikën e Kroacisënë artikullin “Ditët e kulturës shqiptare në Zagreb“ (Koha Ditore, 25.11. 2011). Nga viti 2011, në shënimet autoriale multimediale krijon një kolekcion të aktiviteteve kulturore, shënimet video-vizuale të shqiptarëve në Republikën e Kroacisë. Është autore e shumë fotografive të ngjarjeve kulturore të shqiptarëve në Zagreb. Në zgjedhjet lokale në Zagreb, është zgjedhur gëzon mandatin e anëtares së Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare në Zagreb që më 2011 dhe në vitin 2015 është rizgjedhur përsëri për katër vitet e ardhshme.

Është  redaktore e librit me poezi „Tramvajët e verdhë“ (2013), të studentes shqiptare dhe autore multimediale në shfaqen-recital teatror „Mbrëmje e poezisë shqipe“ të realizuar në Zagreb (2013). Është pjesëarrëse në Konferencën ndërkombëtare “Lobimi rajonal i gruas për paqe, siguri, drejtësi në Europën juglindore“ ( Zagreb,19. Tetor 2012.)  që katubuar gratë më me ndikim nga rajoni, nga të gjitha fushat e jetës; politikane, gazetare, artiste e deri tek aktivistet për barazi gjinore, ku tema boshte ishte: “Gruaja në ndërtimin e paqes; qasje gjyqësisë për gra në vendet postkonfliktuale“. Në Konferencën e parë të rrjetit kulturor të Europës juglindore, Zagreb 7-9 nëntor 2014, është paraqitur me referat temën: „Arti si njohje e shumicës dhe pakicës“ teksti i së cilës është botuar në gjuhën shqipe dhe kroate në portalin „Radio gornji grad“. Në vitin 2014, është iniciatore njëherit dhe kryetare e Shoqatës së artistëve shqiptar në Kroaci-DEA, ku edhe fut projekte të reja: “Multimedia DEA“- kinematografi dhe aktrim i krijimtarisë shqiptare; “Begatia e dallimeve“, manifestimin multikulturor dhe tribunën e të gjitha pakicave kombëtare që jetojnë në Republikën e Kroacisë; “DEA-Shkenca dhe arti në Ditët e kulturës shqiptare“, është iniciatore e projektit “Biblioteka DEA“, dhe projektit “Nxitje e artistëve të rinjë shqiptar“ dhe “Kinematografia e Kosovës. Si artiste është ftuar nga „Instituti për letërsi dhe promovim“ nga Shqipëria në një koloni pikture të piktorëve dhe shkrimtarëve shqiptar në Ulqin (2014), ku ka marrë pjesë në ideimin dhe kreacionin e aktiviteteve të reja të artistëve shqiptar nga Europa, dhe përpjekjet në zbatimin e tyre. Në vitin 2015 është zgjedhur si Mbikqyrëse e pavarur ndaj Komisionit për ndarjen e çmimeve letrare të projektit ndërkombëtar  për fëmijë dhe për të rinjë, “Shkrimtarët për ardhmërinë“, në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve të Ballkanit.

E ka përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhën kroate librin “Gratë eminente shqiptare“ (2015). Radio Televizioni i Kroacisë ka bërë një reportazh mbi punën e saj shoqërore, kontributin e saj në promovimin e vlerave të shqiptarëve në Repubikën e Kroacisë dhe krijimtaria me titull “Pse është motoja e Ljijana Kocit “E ke vetëm një jetë“ (2011). Është paraqitur si mysafire në shumë emisione në radio dhe televizion në vend dhe jashtë vendit. Më vitin 2015, në takimet ndërkombëtare të shkrimtarëve të Europës, është botuar proza e saj me titull „Me syrin e fotografit“ në “Përmbledhja e Festivalit të 3 (Gornjogradski festival) të shkrimtarëve në Zagreb. Në vitin 2016, organizon Festivalin e parë të filmit të Kosovës në Republikën e Kroacisë.

Krijimtaria:

Nga viti 1994, ideon dhe ilustron shumë pllakate, libra dhe logotipe. Vepron në artin multimedial përmes fotografisë personale autoriale. Ka tentuar të dëshmohet edhe në disajnimin e stolive duke faleminderuar mundësive të realizimit të tyre edhe në metalet e çmuara të bashkëshortit të saj Gabrielit. Stanko Shplariq, kritiku i artit, artin pamor të saj e karakterizon si „fovizëm“  dhe në takimin e parë me punimet e saja komenton: „Je paturpësisht e vrazhdët“!  Sioas të gjitha rregullave të pikturës, ngjyrat e tuaja asesi nuk duhet të përputhen… Por tek ti, është përfaqsuar një harmoni e paparë!“. Ekspozita e pikturave vaj në pëlhurë „Lulja ime“- me tematikë të apstrakcionit gjeometrik dhe luleve gjigante, kolosale, simbolikisht tematizon lidhjet shpirtërore dhe raportet ndërnjerëzore (2011).

Me ekspozitën e pikturës vaj në pëlhurë „Gruaja“, pasqyron fenomenin e zonjës, vetëmohimin e gruas që jeton në botën e saj dhe në kontakt me  lirinë e saj ajo shkrepë dhe shkelqen me energji gëzimi të jetës (2012).  Edhe pse gjatë kohë shkruat tregime të shkurtëra dhe poezi, me punën  e parë autoriale është paraqitur në „Shoqatën e shkrimtarëve dhe artistëve  August Shenoa“ me prozë dhe poezinë „Lindja e bishës“ (2012). Pas kësaj, shkruan tregime të shkurtëra dhe poezi në pauzat përderisa i thahen pikturat, ose kur nuk e ka aparatin fotografik në dorë.

Në ekspozitën “Me syrin e fotografit dhe pinelin e piktorit“ ka prezantuar dy disiplina artistike me të cilat ajo dominon: piktura dhe fotografia (2013). Me ekspozitën “Misteri i gruas“ (2013), ajo zbulon  se kush janë në të vërtetë gratë, prapa të gjitha stereotipeve, maskave, projektimeve të tjerëve dhe indoktrinimit shoqëror. Kustosi i Muzeut të qytetit në Bjellovar, ku është ekspozuar ky opus, Mladen Medar, e ka prezantuar Llilli Kocin si “artisten shqiptaro-kroate e cile me afinitetet e saja në pikturë dhe fotografi, shumë na përkujton Dora Maar“.  Nga ky cikël pikturash, piktura “Intelligence“ – vaj në pëlhurë, ka marrë nga Instituti i artit në Spanjë çmimin special. Ekspozitat: “Labirinti“  (2014.); “Mendimi më formëson“(2015.) etj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s