Sibora Huda

Sibora Huda

 

Ka lindur me 08.12.2007 në Tiranë.

Nxënëse e klasës së tretë në Shkollën “Ali Demi” Tiranë.

Sibora është një fëmijë me botë të madhe, është lloji i fëmijës që fotografon  gjithçka, kapet pas detajeve që shikon dhe arma e veçantë e Siborës është dëshira për të shkruar, sinqeriteti, dashamirsia dhe thjeshtësia çarmatosëse në ato që shkruan.

Personazhet për të cilët shkruan Sibora janë ato që i krijojnë ndjesi të veçanta.

Pjesa dominuese në poezitë e Siborës prek tematika shoqërore shumë të mprehta dhe në këto poezi ajo flet me gjuhën e sajë, me fjalë zemre ku nëpërmjet poezive  jep mendime  dhe  mesazhe që akoma ka shpresë për gjëra të bukura.

Sibora e shikon botën ndryshe dhe ka guximin te shprehet përtej kufirit moshor të saj.

Gjithmonë kur lexojmë ato që ajo shkruan dhe ka diçka që na ve në mendime ajo me butësi përgjigjet: “Hyr në botën time dhe shih”.

Vepra të Botuara:

Ka botuar në moshën 8-vjeçare librin e saj të parë me poezi “Ditari im”.

 

Në moshën 9-vjec boton nje vëllim me poezi shqip-italisht “La dolce voce”

Ka qenë e ftuar në programe të ndryshme televizive si në Tv Klan, Top-Chanel, RTSH, disa here ne televizionin NEWS24, në emisione të ndryshme në Radio Tirana si “Fjala gdhend gurin”, “Format”, “Itinerar Kulturor”dhe është pjesë e emisionit për fëmijë “Rruzulli magjik” dhe “Kupa Aladinit”.

Për Siborën kanë shkruajtur disa herë gazeta “NACIONAL”, “Dita”, “Koha Jonë”, “Telegraf”.

 

Është vlerësuar në Konkursin “Fjala Poetike 2017” me çmimin promovues

 

“Për Krijimin Poetik më Mbreslënës” zhvilluar në Tiranë dhe me Çmimin e I-rë të vitit 2016, në poezi për fëmijë .

 

Çmimin II Ndërkombëtar në Itali “Concorso Internazionale di Letteratura e Cinema”

 

Dashuria për Sarandën dhe profesionin bashkëudhëtaret e mia në jetë. Gjysëm shekulli me mrekullitë e bisturisë. ( Intervistë me “Mjeshtrin e madh”, Doktor i Shkencave Mjekësore, Dhimitër Xhaferri ) / Nga: Agron MEMA

Dashuria për Sarandën dhe profesionin bashkëudhëtaret e mia në jetë. Gjysëm shekulli me mrekullitë e bisturisë. Intervistë me “Mjeshtrin e madh”, Doktor i Shkencave Mjekësore, Dhimitër Xhaferri Në kohën kur braktiset periferia nga mjekët dhe kemi këto kushte në këtë … Continue reading

Poezi nga Seti Vladi

Poezi nga Seti Vladi     BREGDET   Dy pulëbardha vallëzojnë mbi detin blu. Purpuron horizonti puthur me perëndimin, me trëndafila pret diellin të pushojë. Era e kripur zbret buzëqeshje peshkatarësh, bregu fytyrën lan me valët shkumuar, nga moli një … Continue reading

MORENA / JAIME GONZALEZ

MORENA Princesa de ébano de irresistible belleza, mis ojos la acarician al contemplar tu desnudez, caluroso deleite que atraviesan mis pupilas. Mi pensamiento se humedece y mi cuerpo arde, sonríe atrevidamente con miedo al acercarse a mí con un sutil … Continue reading