Dashuria për Sarandën dhe profesionin bashkëudhëtaret e mia në jetë. Gjysëm shekulli me mrekullitë e bisturisë. ( Intervistë me “Mjeshtrin e madh”, Doktor i Shkencave Mjekësore, Dhimitër Xhaferri ) / Nga: Agron MEMA

Dashuria për Sarandën dhe profesionin bashkëudhëtaret e mia në jetë. Gjysëm shekulli me mrekullitë e bisturisë.

Intervistë me “Mjeshtrin e madh”, Doktor i Shkencave Mjekësore, Dhimitër Xhaferri

Në kohën kur braktiset periferia nga mjekët dhe kemi këto kushte në këtë territor të Shqipërisë, vendosëm të bëjmë një bisedë me Mjeshtrin e Madh, Dr. I shkencave mjekësore, Dhimitër Xhaferri që ka mbi një gjysëm shekulli që punon në periferi dhe i ka kushtuar edhe një libër të veçantë,”Kirurgu i periferisë. Është një intervistë që sjell jo vetëm përvojën, por edhe një pjesë të historikut të shëndetsisë së Sarandës. Një jetë, një biografi, një mesazh se sa e bukur është periferia për një mjek, por dhe sa e vështirë, por sa mashështore kur në portretin e një mjeku gdhendet historia e një qyteti, kur e respekton qytetin dhe qyteti ta kthen mirnjohjen. Rrëfim plot profesionalizëm dhe romantizëm i mjekut dhe kur bashkohen romantizmi me humanzmin, japin shëmbëlltirën e një portreti shpirtëror të një mjeku të vërtetë. Për mjekun, qendra dhe periferia janë njëlloj, mjafton të duash njeriun dhe ti përkushtohesh mbrojtjes së jetës së tij. Dhimitër Xheferri është den-babaden sarandit dhe njëkohësisht denbabaden kirurg i Sarandës. Ka mjekuar rreth 10000 të sëmurë kirurgjikal dhe siç thotë vetë Dhimitri, siç e flasin në koinfidencë qytetarët e Sarandës:”Unë i njoh qytetarët e Sarandës jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda, sepse u kam parë plaçkat e barkut në mënyrë të përsëritur gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale”. Dhimitri ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe është specializuar në kirrurgjinë e Përgjithshme, në klinikën Nr.3 të spitalit Nr. 2 të Tiranës, nën drejtimin e profesor Petro canit, Prof. Besim Elezit, etj. Ka kryer studime pasuniversitare në spitalin”Hypokratio” të Athinës, në spitalin antikanceroz”Theajenio” të Selanikut dhe në spitalin”san Karlo Boremeo” të Milanos në Itali.Në qytetin e Sarandës ai ndjehet i lumtur dhe i shprehin mirnjohjen për shërbimet vetsakrifikuese të tij dhe familjes së tij, duke i thënë fjalë mirnjohëse, bile edhe kur të moshuarit i ngrihen në këmbë për ta përshëndetur, kur i shtrëngojnë dorën duke e falenderuar. Ishim një ditë bashkë tek furra e bukës për të blerë bukë të ardhur me brumë dhe e zonja e dyqanit ju drejtua me fjalët:”Doktor Miço! Më keni shpëtuar vëllanë, Darin , nga vdekja. E operuat në kokë, kishte mbledhur gjak në tru pas një traume dhe çastet për të ishin të numëruara…Jam krenar,-thotë doktor Miçua,-së pari se u kam shërbyer bashkëqytetarve të mi për rreth gjysëm shekulli dhe duhet të kisha më shumë dell shkrimtari për të pasqyruar shumë vlera sociale e shkencore kirurgjikale në rrethin tonë të Sarandës” Megjithse këtë merak e nxorri duke botuar librin “Kirurgu i periferisë” dhe një sër kumtesash e botime shkencore  dhe ese letrare.Ai nuk përdori kirurgjinë për të ekspozuar emrin e tij, por përdori përpjekjet e tija të devotshme e vetsakrifikuese për të treguar kontributin e kirurgjisë për shpëtimin dhe mirqënien e njerzve.Kjo u duk qysh në çastet e para kur vendosa ti marr intervistë. I shkova në spitalin civil”Petro nako” të Sarandës dhe sa i thashë mendimin tim, më surprizoi me përgjigjen e tij esenciale:”Ti e di që unë jam i urgjencave të cilat kanë proiritet para intervistave e ç’do gjëje për mua, kështu që nuk surprizohem nga kërkesa jote, por që intervista të marri përgjigje të plota për gamën e temës që interesohesh e mos të jetë një shkrim bosh për të mbushur gazetat e për tu ngrënë kohën e çmuar lexuesve, do vish në një interval kohe kur s’kanë proiritet thirrjet e pacientve të mij, për tu dhënë mirqënien dhe lirinë ose ato më sublime, për ti shpëtuar nga vdekja, por tema e riprodhimit të dekursit tim, si Doktorr i Shkencave Mjekësore e si kirurg, për të cilën shprehe interes, për të cilën ju shpreh falenderimet e mia paraprakisht”. Kështu e filluam nga e para…

 

Nga: Agron MEMA

 

-Ju keni qëndruar përreth gjysëm shekulli në sarandë, duke i shërbyer me stoicizëm e vetsakrifica qytetarve, ç’farë mund të na thoni për Sarandën?

-Në Sarandë jam rritur, bile mund të them se jam bashkërritur me Sarandën. Kam punuar dhe u kam shërbyer bashkëqytetarve të mi përreth gjysëm shekulli në fushën e kirurgjisë së përgjithshme. E dua Sarandën dhe sarandjotët! Nuk jam larguar asnjë moment nga ajo dhe qytetarët e sajë. E dua sepse është e bukur, është një perlë, një margaritar, ka qytetarë të ndershëm, punëtorë, të mençur dhe me humor. Këto cilësi më nxisin tu shërbej edhe me më shumë devotshmëri dhe të ndjehem krenar që jam sarandjot. Respektoj kolegët e mi dhe bashkëqytetarët e mi në fusha të ndryshme shoqërore. Shumë prej tyre më kanë dhënë forcë dhe guxim, më kanë përkrahur në iniciativat e mia profesionale dhe shoqërore. Shfaq dashurinë time intensive dhe të sinqertë për ta. Jam krenar edhe për rrugët e bukura të Sarandës ku kam ecur përditë, për bulevardin joshës buzë detit, me bukovilet, me limonat e portokallet, me lule blirin aromatik që të nxitë për frymarrje sa më të thellë, të kënaqësh shpirtin me aromaën e tij, me detin e gjirin e bukur e sidomos për zhurmën muzikale e shlodhëse të valve e dallgëve të tij, për njerzit e mirë e që i gëzojnë festat edhe ato fetare, sëbashku me një simbizë për një zili të zgjuar, të ditur,të ndershëm,të thjeshtë, të dashur me njëri-tjetrin, me një unitet që spikat kudo, në të mira e të këqia, si qytetarë konsekuentë, korrekt e besnik. Njihen dhe janë qytetarë sarandjotë që të gjithë, si ata që kanë vite në Sarandë edhe ata të ardhur rishtaz. Kjo njohje dhe pranim reciprok  ebën Sarandën edhe më të bukur.

Pse zgjodhët specialitetin e kirurgut?

-Stimulimin për kirurgjinë fillimisht ma nxitën dy faktorë të rëndësishëm.Së pari, gjatë periudhës studentore, sidomos në vitin e katërt dhe të pestë,, dy shokët e mi ,Lluka Heqimi dhe Profit Canaj, krahas ndjekjes së mësimeve, patën mundësinë të asistonin në disa ndërhyrje kirurgjikale në klinikën e tretë të spitalit numër 2 dhe flisnin me kënaqësi si kirug të ardhshëm që do të bëheshin…Jehona e tyre për këtë aktivitet ishte për ne studentët e tjerë, jo vetëm sfiduese, por edhe zgjuese e predispozitave tona personale, për të pasur sukses në profesionin tonë, si mjek të ardhshëm. Ndërkohë ata përmendeshin qoftë edhe si dëshmitarë të pranishëm edhe nga petagogët tanë kirurg. Shembulli i tyre nxiti ndjenjat e mia profesionale derejt kirurgjisë. Por, një predispozitë, po nuk u kultivua, ngelet si një farë pa ngrohtësi dhe ujë.Kështu, së dyti, vendimin e mora në vitin e katërt të fakultetit, gjatë praktikave mësimore në spitalin e Korçës. I stimuluar dhe i angazhuar përfundimidht për kirurgjinë, gjithë praktikën mësimore e zhvillova në repartin e kirurgjisë me kryekirurgun, Dr. Sotir Polena dhe ndihmësin e tij të talentuar, Dr.Leonidha Ikonomi, të cilin në koinfidencë , qytetarët e Korçës e thërrisnin”doktor Lonka”. Profesor Sotiri dhe Dr. Lonka, duke parë interesimin e angazhimit tim për kirurgjinë, më afruan shumë e më respektuan duke më lejuar shumë herë të asistoja në ndërhyrjet kirurgjikale që ata kryenin. Gjatë rasteve urgjente që paraqiteshin mbasditeve dhe natën, Dr. Lonka më angazhoi si operues, jo vetëm si asistues dhe ndihmës, por edhe si ekzekutues në gjithë spektrin e rastit, që nga vendosja e diagnozës e deri tek ndërhyrja me bisturi. Kështu u bëmë shok të afërt. Dr. Lonka më lejoi operacionin tim të parë Apendektomi dhe në bashkëekzekutimet që vijuan, u eleminuan ndjenjat e para të pasigurisë dhe hezitimit që e kalon ç’do fillestar, duke e ndjerë dorën dhe veten të sigurt. Kështu kirurgjia u bë e dashura ime dhe vulosi vendimin për tu specializuar në kirurgji. Fakti që kam shërbyer e shërbej në profesionin e kirurgut për afro gjysëm shekulli, tregon konsideratën dhe dashurinë time për kirurgjinë, pavarsisht nga vështirësitë organizative, infrastrukturale, dilemat morale dhe presioni lodhës fizik që ajo ushtron mbi kirurgun, sidomos kur një urgjencë vjen e mbivendoset tek e mëparshmja që akoma s’ka mbaruar. Kirurg i cili vë mbi gjithshka jetën e pacientit, duke treguar nëpërmjet dashurisë sime për kirurgjinë, respektin për vetveten dhe dashurinë për njerzit…altruizmin! Ndërhyrja kirurgjikale është një proçedurë e vështirë dhe e ndërlikuar, kërkon dije të gjithanshme mjekësore, teorike, zotrim shprehishë praktike dhe një dorë fleksible e të sigurt, si për vendosjen e diagnozës dhe për aktin operator. Prof. Petro cani, gjatë specializimit në kirurgji na thoshte:”Ndiqini të sëmurët në dinamikë, veç teorisë , rëndësi të veçantë kanë edhe shprehjet praktike. Të qëndroni tek koka e të sëmurit. Kirurgjia mësohet në punë duke operuar, ashti si noti duke notuar, jo duke bërë teori mbi notin”

-Ju keni marrë pjesë në mjaft Konferenca e Simpoziume.mjekësore , si brenda , ashtu edhe jashtë vendit. Për shërbimin kirurgjikal këtu, në periferi, ç’mund të na thoni?

-Natyrisht që është e vështirë të përmbledh në pak rradhë punën shumëvjeçare, voluminoze e të vështirë, sidomos ato për shkak të mungesave të paisjeve moderne që ka sot kirurgjia botërore për operime të veçanta. Por do të mundohem të përshkruaj shkurt gjërat më pikante gjatë punës dhe praktikës sime 50 vjeçare në rrethin e Sarandës, që për dekursin tim ka rëndësi të veçantë. Bile, që mos ta rëndoj me hollësi këtë intervistë e që të mos marrij as nuancë të ekspozimit personal, por një paraqitje objektive të ështjeve, të supozoj ty si gazetar dhe lexuesve të tu, që për hollësira, nëse dëshirojnë, mund të drejtohen tek libri im”Kirurgu i periferisë”. Në sarandë u martova dhe linda fëmijë, të dy universitar. Në rrethin e Sarandës, por sidomos në qytet, i njoh të gjithë, kam miq të nderuar e të respektuar, që i kam ndihmuar e më kanë ndihmuar me devotshmëri. Kolegët e mi dhe instancat e ndryshme shtetërore, si Presidenca, Këshilli i Qarkut Vlorë,N/prefektura Sarandë dhe rektorati i Universitetit Mjekësor, më kanë shpërblyer me mirënjohje për punën time, duke më akorduar dekorata e vlerësime të ndryshme. Në Sarandë, që ushtroj profesionin e kirurgut, kam shërbyer edhe si Drejtor i shëndetit Publik, si shef pavioni, etj. Theksoj se gjatë periudhës së shërbimit në Sarandë, patologhia e purulencës së barkut ishte relativisht e shpeshtë. Kjo më nxiti që të mbroj disertacionin me temë”Peritonitet”, ndriçimi shumëdimensional i të cilave më dha edhe titullin”Doktor i Shkencave Mjekësore”. Sukseset në punë, natyrisht që i dedikohen edhe personelit të mrekullueshëm, të palodhur e me nivel të mirë profesional. Përmend këtu mjekët Niko Lezo, i talentuar e me gamë të gjerë operacionesh kirurgjikale, tepër seroiz, guximtar dhe i palodhur, Dr. Sokol Birjanin anestezist, Dr. Arjan Kalcunin kirurg me nivel profesional, Dr. Kirov Rugji kirurg, endokrinologun e talentuar Peti Zeneli, gjinekologët Nuredin Çapari, Vedat Beqi, pediatrin Aristidh Aliu, ORL-në Skënder Barjami dhe Andrea Jovanin, etj.Por, si i pari midis të barabartve, nuk mud të klë pa përmendur edhe infermieret e sallës së operacionit, me nivel të lartë prefesional, të devotshëm, të palodhur dhe human si Polikron Gjipali, Andrea prifti, Afërdita Jonuzi, Irini Bejleri, Lorenc Musta, Halil Kulla, Laura Dhimitri, zana Mica,  dhe të talentuarën Angjelina Bejtaj etj. Vlera të veçanta si patolog dhe drejtues i spitalit “Petro nako”, për shumë vite, ka pasur Dr. Petro Sheka, si dhe shefi i shëndetsisë së rrethit Thoma Ballkoni, të cilët në kushte të vështira dhe me mungesa të shumta e të ndryshme mëkëmbën, organizuan dhe drejtuan shërbimin shëndetsor në rrethin e Sarandës.Shumë e shumë të tjerë, dje…dhe sot…, këtu në qytet e në fshatrat e rrethit, ndërkohë që nuk po i përmend, anonimia për shkak të dekursit 50 vjeçar, nuk mund nga ana tjetër ti përçmoj nga mospërmendja, nuk mund ti lë pa vlera të vyera sakrifice dhe humane. Përjashtoj nga kjo heshtje Qirjako Vodën, pa fat, që na iku rishtaz nga kjo jetë. U kualifikova për kirurg në klinikën numër 3 të spitalit numër 2 të Tiranës. Gjashtë muajt e parë të praktikës kirurgjikale, stafi drejtues i klinikës, me në krye Prof. Petro canin dhe Prof. Besim Elezin na thoshin:”Ç’do kirurg duhet të zotrojë anestezinë endotrakeale, kjo për ç’do eventualitet”. Kjo më shërbeu këtu, në periferi, sepse e kam aplikuar në raste të vështira e të ndërlikuara, në të cilat narkoza inhalatore nuk kishte indikacion. Ishte periudha që në spitalin e Sarandës akoma nuk kishin anestezist-reaminator. Akoma, nën drejtimin e Dr. Pëellumb karagjozit, i ardhur në spitaline Sarandës pëe konsultë ortopedike, aplikoj dhe u ushtrova në anestezinë spinale, që sot në spitalin tonë është një proçedurë rutinore.Besoj se aktiviteti im profesional në periferi, qoftë si mjek kirurg dhe si njeri, ka qenë korrekt e kosenguent në velerat sociale, jam munduar të kombinoj anën teorike me atë praktike mjekësore, duke lexuar literaturë mejekësore të kirugjisë dhe arritjeve të sajë në arenën botrore, përvojë dhe atë bashkëkohore, vendase e të huaj. Këmbëngulja dhe pasioni profesional më lejuan të studjoj me hollësi rastet më peritonite nga praktikat spitalore të sarandës dhe duke i kombinuar me njohuritë teorike të paraqe studime konkluzive kirurgjikale në seminare e sesione shkencore, të botoj artikuj të ndryshëm në periodikun tonë mjekësor. Duke e ndjerë veten të motivuar nga ndjenja të larta njerëzore, kabinetet mjekësore diagnostikuese, dhomat e vizitave, sallat e operacioneve dhe vet spitalet , nuk ikam parë kurrë si punishte të mbushura me vegla të ndryshme e me rrypa trasmensioni, ku punohet me stilin; provo të rregullosh, e po s’ja dole e u prish, riprovon dhe rindërton prapë, e kur s’të arrin koha e vet ora, mbyll dyqanin dhe vazhdon të nesërmen, por si arrena të luftës pa orare kundër vdekjes. Në mjediset mjekësore ku dergjen të sëmurët, qeniet më të përsosura të kësajë bote, njerzit, si pacientë, janë ata që përbëjnë dimensionin misionar e human të mjekut e mjekësisë. Prandaj këto mjedise nuk mbyllen kurrë, si të tjerët dyqanet e tyre, ndaj dhe personeli mjekësor nuk mendon kurrë se i ka kaluar ora e punës. Puna e kirurgut në periferi karakterizohet nga një tension i vazhdueshëm, nga një shërbim permanent, nga të ndeshurit me polimorfizëm kirurgjikal shumëdimensional, që kërkon ngulshëm të marri zgjidhje të shpejta e të menjëhershme, në mungesë të specialiteteve ndihmëse. Shpesh ndeshesh pra enigmave diagnostikuese, para problemeve të vështira që kërcënojnë jetën e të sëmurit. Po ta them ndryshe, shpesh jam ndodhur në pasiguri e cila më ka nxitur të thellojë proçesin e të menduarit e të bëhem më i ndjeshëm ndaj të sëmurit. Situata të tilla ndeshen jo rrallë herë në periferi, për vet karakteristikat e sajë dalluese në krahasim me spitalet qëndrore të specializuara. Në periferi, veç ndeshjes me patologji të shumta e polimorfe, shtohen edhe vështirësitë e karakterit ekonomik, teknik, konsulativ, mangësi në mjete dhe aparatura, që të gjitha bashkë të nxisin të kultivosh shkathtësi dhe guxim ndërmarrës, mbi bazën e mrehjes së intuitës klinike, që të ndihmon të depërtosh në zbardhjen dhe shpjegimin e enigmave diagnostikuese, pasojave lokale ose të largëta të traumave ose proçeseve morboze, mundësisë së rezistencës së pacientit ndaj ndërhyrjes, vatrave të fshehta e të izoluara nga organizmi, etj, etj…Në mënyrë retrospektive, mendoj se këto cilësi e raportime më kanë karakterizuar e më përpunuan dhe ndjenjën e vetbesimit, që më lejonte të mendoja se në momentin e duhur dhe në çastin kritik, bëja atë e aq sa duhet të bëja, aktin e saktë kirurgjikal. Dhe këtë e përjeton ai kirurg që duke retrospektuar mbi përvojën e tij të pasur shumëvjeçare dhe duke zbatuar arritjet e fundit të mjekësisë, kërkon vazhdimisht suksesin, të përkryerën. E nisa profesionin e kirurgut pa shumë përvojë. Atë e fitova në punë e sipër. Përvojën ma dhuroi publiku pacientor, nëse mund të shprehem kështu, i rrethit e më gjerë. Pa besimin e plotë të publikut tek unë, nuk do mundja të grumbulloja përvojën e përfituar, për mua shumë të vyer. Rastet e shumta e të ndërlikuara që besonin jetën e tyre në duart dhe tavolinën time operatore, më furnizonin me njohuri të shumta e më përkryenin teknikën dhe shprehitë e mia operatore, më furnizonin me njohuri të shumta e më përkryenin tavolinën time operatore. Kështu fitova lirinë e plotë profesionale dhe fitova besimin e publikut të gjërë. Rastet e veçanta e të rralla më zgjeruan njohuritë dhe më krijuan siguri tek aktet kirurgjikale që ndërmerrja. Nga pacientët e mi, në momentet e vështira të jetës së tyre, kur u kërcënohej jeta nga sëmundja ose nga aksidentet, etj, mësova shumë gjëra, sepse tek ata shpërthente sëbrendshmi një energji psikosomatike, shprehje e unitetit vital, i thirrur në momentin më të nevojshëm e kritik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tyre, që unë e përjetoja dhe perceptoja si energji origjinale shpirtërore, që shpërthen dhe manifestohet me dashuri genuine. Këtë dashuri e kanë manifestuar të gjithë pacientët e mi, pavarsisht nga origjina apo përkatësia e besimit fetar. Kjo dashuri genuine e tyre , më ka bërë, që edhe unë të shtoj më shumë respektin, devocionin dhe dashurinë për ta. Për këtë arsye theksoj se “ mbi të gjitha duhet të vendosim dashurinë midis njerzve”.. I dua dhe i respektoj qytetarët e mi dhe Sarandën. Sarandën e dua si një margaritarë buzë detit, ku mund të ankorohen të gjitha anijet e botës, pa dallim, dhe s’ka si ta dua ndryshe.. Duke qenë se jeta është e shtrenjtë dhe vlera më e lartë kozmike, çështja , nëse jeton në qytet apo periferi, është formale. Ndërkohë që shërbimi për mbrojtjen e shëndetit dhe të jetës është një vepër madhore, që qëndron mbi diferencimet midis qendrës dhe periferisë. Stimuli është lufta kundra vdekjes dhe pro jetës. Vlerat, si në qndër dhe periferi janë të njëllojta, mjafton të arrihet suksesi në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarve pa dallim, gjë që më bën të gatshëm të bëj ç’do sakrificë për ta.  Gjithë jetën time aktive ja dedikova punës për mbarvajtjen e shëndetit të qytetarve, duke menduar se ajo është esenca, shpresa, besimi në të arthmen, vet jeta…Mund të them me modesti, se ndjej kënaqësi që jam kujdesur për të bërë realitet human dijet dhe shprehitë e mia shkencore kirurgjikale. Ndërkohë, që me keqardhje mund të them se analiza e kujdesshme e shëndetit publik, e statistikave të sëmundjeve,të shtrimit në spitale, e sëmundjeve kronike, e mangësive higjenike, etj, dëshmojnë për një shkujdesje dhe indiferentizëm ndaj shërbimit shëndetsor në përgjitësi dhe sidomos në periferi…Duket se po jetojmë në një periudhë ku sundon diktatura e indiferentizmit dhe papërgjegjshmërisë.

-Së fundmi , siç na është bërë zakon neve shqiptarve që pa bukë rrimë e nga politika nuk heqim dorë, të bëjmë një pyetje edhe për këtë fushë. Ç’farë mendimi keni për trajtesën tonë shoqërorenë përgjithësi nga politika?

-Ja vlen ta lidh këtë pyetje me kirurgjinë. Kirurgu lufton për të shpëtuar jetën e njeriut që vuan, që ndodhet i dhunuar nga presioni i sëmundjes së kërcënuar, domethënë lufton për lirinë e tij, për lirinë e personit, për vlerat e tij individuale në ambientin shoqëror. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse nga liria e individit buron edhe liria kolektive. Sa më shumë individë të lirë, aq më shumë demokratizohet edhe shoqëria. Me vendosjen e demokracisë në vend, ne arritëm që të shtojmë lirinë tonë, por akoma nuk kemi arritur ta administrojmë dhe garantojmë atë në interesin tonë, në kuptim të interesit të publikut të gjërë. Kjo mosarritje, veç të tjerave, është ndihmuar edhe nga paaftësia e shprehur fortë tek bangrena”militantizëm”. Deri tani kemi aplikuar modelin e të zvarriturit pas një individi që dëshiron karrierën e kryetarit të partisë. Aplikohen mekanizma të ndryshme që provokojnë harresën për ç’do gjë tjetër, aq sa në veshët e njerzve tingëllon vetëm lideri, i cili konsumon veti vampirse, duke hequr energjinë e të tjerve dhe duke zvarritur shumicën dërrmuese të publikut, duke i skllavëruar ata me emrin parti. Kështu harrohet liria e fituar, harrohet e vërteta si kategori filozofike, zhvillimi ekonomik dhe logjika e shëndoshë, që burojnë nga njerëztë përparuar. Duket sikur po i mëshojmë më tepër veseve, varemi nga politika dhe jo nga ekonomia, mendojmë se forcimi i ekonomisë arrihet nëpërmjet drogës. Në përgjithësi në shoqëri e sidomos brenda strukturave partiake, e vërteta vështirë të thuhet dhe nga frika ndaj sajë, sepse ajo është e hidhur. Jemi shumë larg ndaj asajë që thotë Vilhelm Raih se:”Një jetë të mirë e të sigurt do ta kemi atëhere kur qytetarët të ndërgjegjësojnë pagesën më të lartë ndaj arsimtarve, që edukojnë fëmijët e tyre, sesa ndaj politikanve…”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s