Poezi nga Raimonda MOISIU

Poezi nga Raimonda MOISIU

 

LOJA E DASHURISË

Perëndoi dhe dielli i një dite prillore,
Nata hedh vellon purpur, mëndafsh,
Zogjtë cicërojnë në qindra kore,
Ne shihemi në sy e puthemi me afsh.

Pikon tinguj stërkalash hëna e qeshur,
Yjet në radhë seç na pëshpëritin,
Fustanin e kaltër hëna ka veshur,
Tufa resh ndizen që të na ndritin.

Shtrihemi në tokën e blertë e të freskët,
E fillojmë lojën e dashurisë,
Na gudulisin sythet e pranverës,
Buza qëndis buzën prej çmendurisë.

Raimonda MOISIU
Flaming Island
Jacksonville, Florida
USA

 

Duamëni…..!

– poemth-

” Unë Jam Arbana Xharra! Me TY- Arbana Xharra!”

Duamëni me shpirt
Sic ju dua edhe unë me shpirt
Duamëni,
edhe pakëz më pak se sa ju dua unë.
nuk ka gjë

Nuk ju dhimbsem?
Nuk janë dy buzët e mia të lyera me të kuq
është zëmra ime që po fjaloset me ty…
…me juve të gjithë
këtë muzg.

Ju kurrë nuk mund të dashuroni me kaq pasion sa dashuron një grua…!

Unë jam një grua.
Mua më ka dashur babai po kaq,
Sa do dhe ti vajzën tënde,
Përse sillesh kështu me mua?

Ti bëhesh si fëmijë duke luajtur me nipin tënd,
Ti je gati të japësh jetën për nipin tënd që po e hedh te llampa lart,
Dhe që të ndukë mustaqet,
Por atë…,
E kam lindur unë
I kam dhënë gji dhe e kam mbrojtur si një ulkonjë,
Unë, e vetmja princeshë mes meshkujve
Unë
Një grua….!

Po kush të ka treguar përralla më shumë në fëmijërinë tënde
Se sa një grua
Sesa gjyshja jote?

Përse më fyeni?
Përse më mashtroni për dashuri
Kur nuk keni rënë në dashuri me mua?

Përse më bën të të tradhëtoj,
Ti, botë e dhunës mashkullore?

Akoma nuk e ke kuptuar që unë,
Lë gjysmën e ushqimit tim,
Të gjumit tim,
Të qetësisë sime,
Të krejt qënies sime,
Për ty,
Se të dashuroj…!

Përse më bën të të tradhëtoj ?

Unë nuk e kam në shpirt hakmarrjen,
Por më ka mbirë nga kjo dhuna jote kokëtrashë,
Botë mashkullore,
Që kujton…Ende kujton,
Se je më e zgjuar nga unë,

Edhe në flirtofsha nga hakmarrja për ty…!
Ta dish…Oh..
Ti nuk ke për ta ditur kurrë,
Se ofshamat e casteve të ekstazës,
Dalin që nga pjesa kafshore e qënies sime,
Por jo nga të rrahurat e zermës që sapo është penduar,
për hakmarrjen time
mjeshtërore.

Kush di të gëzohet me lulet e fustanit,
Si unë?
Po me lulet e kopështit, të ballkonit?

Shiko se cfar shalli të bukur që kam vënë rreth qafës për ty sot!

Kur ti po jepje frymën e fundit,
Isha unë,
Një grua në spital
Që të solla në jetë dhe një herë dhe ti..
Më mendoje se ishte një ëngjëll i ardhur nga bota e qiellit.

Ti
Kur kalojmë castet e natës së bashku,
E thith trupin tim,
Si një bebi i pafaj…!

Ti
Më zbulon mua sekretet e shpirtit ..

Ti
Që nga skalioni i parë i betejës,
Që nga përleshjet me bishat e pyllit,
Që nga kazma e rëndë dhe poshtërimi i “presidentit”,
që të paguan më pak se sa ushqimi i qënit të tij,
Në orët e natës,
Shkrihesh në perandorinë e nxehtësisë sime…!

Përse tregohesh i dhunëshëm ndaj meje më pas,

Përse e ndan burrërinë nga mashkullira jote…?

Unë e dalloj në sytë e tu kur më gënjen dhe kur
Buzët e tua i lëviz zëmra..!

Ti më di mua një qënie delikate?
Po unë…ja që jam delikate…
Po është pjesë e bukurisë sime delikatesa…
Pjesa më e bukur,
Po ti…
Përse kërkon ta fyesh delikatesën time?

Ufff, sa forcë që paskërkam, sot, aq
Sa për të ngritur krye kundër brutalitetit tënd,
Që llahtaris dhe muret e shtëpisë.

Unë
Jam ende gjallë
Ashtu
E bukur
Duke dashuruar lulet dhe ngjyrat e bluzës, dallgët e flokëve dhe të fustanit
Nuk mendoj se jam aq delikate
si thua…?

Nga Raimonda Moisiu
Flaming island
Jacksonville. FL USA

 

Të kam tradhëtuar vetëm në vargje…

Në një lokal të vjetër,
Me drita të zbehura,
Hyra të shuaja tradhëtinë,
Piva verë të kuqe,
Sytë s’e ndjenin pagjumësinë,
Zemrës i bëra gijotinë.
.-.
S’mbaj mend sa kam pirë,
Kokën s’e ndjeja për dreq,
Mesnata,po ish ndaj të thyer,
Unë pija,vec pija si e mpirë.
Befas dy syve të zinj u fola:
-Përse më shihni ashtu kursyer?!
.-.
Ata sy të tmerrshëm u zbutën,
Puthjes sime s’iu bashkuan,
Mua të dehurën veç më shihnin,
M’u dhimbsen,në tjetër botë më çuan!
-Të lutem…mos pini më verë,
Jam yti,yti përgjithnjë!-me flisnin.
.-.
Të lutem shpirt…mos pi më verë,
Të kam tradhëtuar veç në vargje,
Ndaj eja bashkë ta gdhijmë,
Jo në këtë lokal pa ndricim.
Sytë e tij dy yje zgjuar,
Shpirtin më lehtësuan si asnjëherë.

Raimonda MOISIU
Flaming Island
Jacksonville, FL
USA

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s