Poezi nga Dhimtrula Lapi
Elegji kujtimesh
Dhe në fund c’do mbetet?
Një grusht i hidhur kujtimesh.
Një qasje e vranët pa portret,
e hijes së dikujt që s’qesh!
Një pllakë e ftohtë mermeri
skalitur gërmat për mos harrim.
Kur emrin kurrkush s’ta diti,
në ar ti veshën pluhurosur hyjnim.
Drithmues si kumbim i heshtur.
I butë, i dhembshëm deri në acarim.
Elegji lutjesh fjalërreshkur,
te qajnë tani pa vajtim!
E bukur ti
Pas teje rend si fllad pranvere
unë, fllad i mbushur erëmirë.
Rend e pak e të arrita
hije të bëhem e s’ke shpëtim.
E bukur je, si kurorë lulesh
lule zgjedhur, në cdo stinë.
Zili të paskan edhe zanat
se ua kalon me bukurinë.
Dashurinë me ngjall me një shikim,
shikim i dlirë si qelibari.
Oaze zemrash, tek ti gjej prehje.
Parajsën fshehur ke në përqafim.
Je e bukur përtej cdo fjale.
Përtej cdo fjale të pathënë.
Pranë teje u vyshk dhe pêrsosmëria,
kur pa se s’kish gjë për të të dhënë.
Advertisements