Poezi nga Diana Zhiti

Poezi nga Diana Zhiti

 

Verë e vjetër

Nuk është gruaja plaçkë e mbetur,
vite-ikur lënë në qosh,
është njelloj si verë e vjetër ,
me një gllënjkë, t’bën të lotosh.

Zëmrën mbyllur n’atë shpellë,
mur-tymosur pisë të zes,
shihi, sytë e saj të diell’të,
qerpik-fije-kashte ndez.

N’atë burg , shpirt i pranguar,
në llum-pellg zhymi të lagësht,
shih, buzë-kuqa, drit’praruar,
me nje puthje shëron plagët,

Nëse zjarrin, le të fiket,
dhe në hi ktheve gjithshka,
ai kërcu, heshtur përzhitet,
me një spith’ të fikur ‘s’ka

Gruaja s’është thjesht’ një gotë pije,
sepse është shampanja vetë,
eshtë një qelq kristal plot hire,
që aromën kurrë s’humbet.

Diana Zhiti.
19.5.2017.

 

Ëndërr ishte

Oh i mjeri ç’më ka gjetur,
ëndërr pash natës me hënë,
sikur hecte e krekosur
detin kalonte me këmbë.

Sikur po delte nga Hëna,
yll më yll shkallët i zbriste,
pelerinë te bardhë si bora,
lëshoi nga supet e brishta.

Flokët lëshuar mbrapa,
nëpër ujë hiqte zvarrë,
s’kishte veshur asgjë tjetër
vetëm trëndafil të bardhë.

Aty ku shkeli këmbë e sajë,
çelën trëndafilë të kuq,
në dritën e zbehtë të Henës
i gjithë deti u skuq.

Unë e shihja i hutuar,
për një çast i mekur ngela,
tek po vinte drejtim meje ,
zgjati suart dhe tha :-Eja.

U zgjova shumë i tronditur ,
tek flija në breg të zallit ,
edhe pak të kisha pritur
do ti bëja derman mallit.

Diana Zhiti.
27.6.2016

 

Në vëndin tim

Në vëndin tim, duhet të lindësh patjetër djal’
se vajzat e shkreta si ka kush në hesap,
nëse s’ndodh, i gjithë soi është në hall,
thonë me qesëndi”Feçkë lindi kjo prap”?!!!

Dhe kjo, nis që ditën që valon dasma:
“Gëzuar, me një djalë” fillon urimet daja.
“Nē dasëm të djemve” i përgjigjet halla.
“Për kokë të djalit” betohet mamaja.

Nusja ndihet në këpucë të ngushta,
hyn në siklet si mund të lindi një bir,
sipas traditës, pas çarçafit,”kërcet” pushka,
dhe ajo që lind djem është grua e “mirë”.

U bie nuri kur u lind’ka e para një çupë,
qepenët pikojnë,-“Pastë këmbēn e mbarë”
të resë, i bëjnë për”fat” petulla me ngut,
që herën tjetēr të na bëjë sezbën një djalë.

Po nuk mbaron këtu gjithë ky presion,
se djali duhet të vijë patjetër në jet’
kështuqë pas çdo vajze, numuri vijon,
der’sa të lindë, trashëgimtari i vërtetë.

“Të na rrojë djali” derdhen lotë gëzimi,
por mos u mērzit, se jeta e mer me nge,
kur vitet të kalojnë valon kushtrimi:
“Vajzë o vajzë, ku je”

Diana Zhiti
14.5.2017

 

Nëse…

Nëse dashurisë do ti vija një emēr
pa hezitim do ti vija emrin tënd,
lëshon helmin, gjarpërisht në zëmër,
përgjakshëm kafshon në çdo vënd.

Bie prehë mendimesh skleroze
që dehin e mëndjen shtjellojnë,
o ndjenjë lavrake misterioze,
gjuhëllavë , arteriet pērshkojnë.

Dhe humb nē k’të pyll që digjet,
të hyj në atë gji të përflakur,
tregomë tē lutem shtigjet,
dashuria ime e përgjakur.

Mos më lër të endem o zgjim,
që ëndrrës në emër ti flas,
këtë monopat rrugësh pa kthim,
në shpirtin tënd, flakë të dihas.

E nëse prush do të mbetem aty,
fundja prej prushi jam krijuar,
at’here le të hiroemi të dy,
ngadalë përjetësisht dashuruar.

Diana Zhiti.
13.5.2017.

 

Mbytet bari

Njomet bari, pi me ngut,
pikën resë kur ia k’put
dhe në zëmër thellë e fut,
në një shtrat pupël të but’.

Ngopet bari lagështirë,
faqet mëngēs duke fshirë,
rrënjët shkrrumb në thatësirë,
ujë të kripur duke pirë.

Mbytet bari në pak vlagë,
koren grric të tijēs plagë,
zëmrës thellë hapur vrragë,
përpiqet të thyejë një prangë.

Jep e mer e rraskapitet,
verdhacukur krejt venitet,
shpirti kuturu vērtitet,
lodhur fort, bari vetvritet.

Diana Zhiti
12.5.2017.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s